Uncategorized
Vepra gjigante infrastrukturore e Ballkanit mes Grykës së Kaçanikut
Për këtë autostradë të gjithë ekipi i “Bechtel&Enka”-s kërkonte që qytetarët t’i falënderohen punëtorëve. Këta të fundit ka raste edhe kur lëndohen dhe janë pjesë e aksidenteve, por kjo është puna në një kantier të madh
E gjithë puna po realizohet me mjetet më të mira të fushës. Rreth 47 vinça të tonazhit të rëndë, tre lanqër të mëdhenj, e shumë mjete tjera po përdoren për urën e standardeve evropiane.
Shtyllat e urës të lënë pa fjalë. 260 shtylla lartësojnë deri në 80 metra veprën e veçantë infrastrukture të Ballkanit, e që gjatë udhëtimit do të shihen bukuritë e fshehta të kësaj ane, raporton ‘Ndërtimi.info’.
“Shtyllat mbajtëse të urës janë rreth 260 këmbë. Ndërsa, trarët që vendosen mbi urë janë rreth 1414, të prodhuar të gjitha në këtë hapësirë dhe të ndërtuara në mënyra të ndryshe, sepse secila i specifikat e veta teknike. Por, 1414 trarët e prodhuara për këtë urë janë pothuajse gati të vendosen. Pika kulminante është këtu ku jemi, që është rreth 80 metra lartë…fillon nga 3 metra deri në 80 metra lartësi”, tregoi Ruçi, përcjell albinfo.ch.
Trarët e vendosur mbi këtë urë nuk janë të një lloji. Trarët e vendosur janë të tri tipologjive, me gjatësi dhe peshë të ndryshme, prej 40 deri në 160 tonësh. E gjitha varet nga karakteri i terrenit të urës.
Për jetësimin e kësaj ure është dashur të ndërhyhet edhe në natyrë. Vendosja e shtyllave ka obliguar devijimin e rrjedhës së lumit. Por, pavarësish kësaj po sigurohet që lumi do të kthehen në gjendjen fillestare.
“Angazhimi jonë është total. Lumi do të shkojë në shtratin e tij normal, por i stabilizuar edhe brenda të gjitha parametrave që janë caktuar nga organizatat ambientaliste dhe studimi ambiental që është bëra para se të bëhet projekti”, u shpreh Ruçi, shkruan tutje ‘Ndertimi.info’.
Jo gjithçka shkon lehtë e lehtë në këtë kantier gjigant. Vështirësitë ecin aty pari, por puna nuk ndalet.
“Vështirësitë që ne hasim në ndërtim nuk janë ndoshta të kuptueshme për të gjithë njerëzit. Janë të ët gjitha llojeve, duke filluar nga një ditë më reshje të mëdha te një lum i vërshueshëm, që përmbytë një kantier, tek problemet që dalin në terren, aspektet gjeologjike, aspektet ambientale. Pra, janë pafund problematikat që ndalin në realizimin e projekteve kaq të mëdha. Për këtë arsye ka një kapacitet shumë të madh njerëzish që punojnë në të gjitha këto drejtime”, shtoi ajo.
Ecnim lartë e poshtë nëpër kantier dhe mahnitëshe pafund nga shtyllat e larta që dukeshin të pafundme. Për këtë autostradë të gjithë ekipi i “Bechtel&Enka”-s kërkonte që qytetarët t’i falënderohen punëtorëve. Këta të fundit ka raste edhe kur lëndohen dhe janë pjesë e aksidenteve, por kjo është puna në një kantier të madh.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç Votuesit në kantonin zviceran të Aargau kanë hedhur poshtë një iniciativë të popullit për të ulur...
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë