Autotech
Telefonat më të mirë dhe çmimet
Lista e vitit 2018 për telefonat më të mirë ka të paktën tre modele që shiten për më shumë se 1000 dollarë.
Për fat të mirë, çmimi i lartë nuk do të thotë patjetër që janë telefonat më të mirë, transmeton “TCH”.
Ka disa telefona që shiten me më pak se 1000 dollarë, dhe që janë mjaft të mirë, përcjell albinfo.ch.
Nga 1 deri 20
*Black Berry Key2, 650 dollarë. Ky është telefoni më unik, për shkak se ka ende tastierë me butona konkretë
*Motorola Moto Z3, 480 dollarë, është telefon mjaft i mirë, të cilit mund t’i shtohen pjesë e të bëhet edhe me rrjet 5G, falë Moto Mod
*Moto G6 Plus, 250 dollarë. Ky telefon nuk lë pa bërë asgjë që duhet të bëjë një smartfon, dhe me një çmim më të vogël se të shtrenjtët
*iPhone-7 janë dy vite të vjetër tashmë, por cilësia mbetet shumë e lartë. Tani që e kanë çmimin më të ulët, 450 dollarë dhe 570 për “Plus”, ia vlen t’u hidhni një sy
*Samsung Galaxy S8 dhe S8 plus, 600 dhe 690 dollarë, mund të quhen “të vjetër” ngaqë në treg ka dalë S9, por cilësia mbetet shumë e lartë
*HTC U12+, 800 dollarë, ka dizenjo shumë të veçantë, bien menjëherë në sy. Parametra po ashtu janë shumë të larta
*Razer Phone 2, 800 dollarë. Ky telefon është reklamuar si celular për lojëra, për shkak të ekranit që e ka me cilësi shumë të lartë. Por ai ekran nuk duket bukur vetëm te lojërat
*Essential Phone, 500 dollarë, ka sistemin Android pothuajse të pandryshuar, ndryshe nga ç’e kanë kompanitë e tjera, dhe ka procesor të fuqishëm Snapdragon 835
*LG G7, 720 dollarë. Përveç fuqisë që sigurisht që e ofron si çdo celular tjetër me këtë çmim, LG G7 ka kamera shumë cilësore
*iPhone 8, 600 dollarë. Vërtet dizenjoja mund të duket si e dalë mode, por ky celular ka kamera fantastike dhe ekran shumë cilësor
*Samsung Galaxy S9, 720 dollarë, është një telefon që ofron pothuajse gjithçka që ekziston në treg. Ka parametrat më të fuqishëm, ekranin më cilësor, kamerën më të pastër, i reziston ujit. Por pse s’është i pari në listë? Sepse s’ka dual-camera, plus që ka edhe më mire
*iPhone 8 Plus, 700 dollarë. Përveç dizenjos, që duket më e dalë mode se celularët më të fundit, iPhone 8 Plus nuk i mungon asgjë. Kamerat dhe procesorin e ka njësoj si iPhone X
*Samsung Galaxy S9 Plus, 840 dollarë, është një version më i madh i Galaxy S9. Veç kësaj, ka edhe Dual-Lens Camera si dhe më shumë RAM. Është celulari më i rekomanduar, të cilit nuk i mungon as edhe një gjë nga çfarë ofron teknologjia sot
*iPhone X, 900 dollarë e sipër, ka procesorin A11 të një viti më parë, por që s’ka ndonjë ndryshim të madh nga A12 i iPhone-it më të ri
*LG V40, 950 dollarë, është zgjedhja më e mirë për ata që duan një altoparlant të pastër e me volum të lartë. Kamerën po ashtu e ka fantastike
*iPhone XS dhe iPhone XS Max, 1000 dhe 1100 dollarë. Këta dy telefona kanë maksimumin që mund të ofrojë Apple në vitin 2018 për sa i përket parametrave e dizenjos. Ndryshimi mes të dyve është vetëm përmasa e ekranit
*Samsung Galaxy Note 9, 1000 dollarë. Ky është telefoni më i mirë Android që Samsung ka hedhur në treg. Përveç fuqisë së lartë, që e ofrojnë edhe S9 dhe S9 plus, të mundëson të bësh disa gjëra njëherësh me stilolapsin
Google Pixel 3 dhe Pixel 3 XL, 800 dhe 900 dollarë, ka kamera dual-lens edhe për selfie, kanë versionin më të paprekur e më të përditësuarin të Android, parametra të larta dhe kamera shumë të mirë
*2 iPhone XR, 750 dollarë. Ky telefon është më i mirë se iPhoneXS dhe iPhone XS Max për faktin se ofron të njëjtën përvojë, dhe ndryshimi i vetëm është një rezolucion më i ulët në ekranin LCD, dhe kamerat dual-lens, por të cilat justifikohen më së miri me çmimin
*OnePlus 6T, 550 dollarë (6GB RAM dhe 128 GB Memorie), ofron të njëjtat parametra dhe cilësi si telefonat e tjerë të përmendur në këtë listë, si mbushje pa kabllo, mbrojtje kundër ujit, ekran shumë cilësor 1440p, është shumë i shpejtë, ka kamera shumë cilësore, dhe ajo që ofron më shumë se të tjerët, është se bateria i zgjat më shumë. Dhe të gjitha këto për 550 dollarë për versionin 6/128GB, dhe për 580 dollarë për versionin 8/128GB
E-Diaspora
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra Një familje kosovare përshkruan një udhëtim të tmerrshëm nëpër Kroaci dhe Serbi, duke bërë thirrje për...
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra