Kosova
RRGK reagon për dënimin e Pjetër Nrecajt, i cili vrau gruan dhe vajzën e tij
Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar ndaj verdiktit të gjykatës për ta lënë Pjetër Nrecajn në burg për 24 vjet.
Sipas Rrejtit të Grave, ky dënim është i ulët dhe se, sipas tyre: ‘Neni 179 i Kodit Penal të Repubikës së Kosovës, qartazi e ka të caktuar dënimin për Vrasjen e Rëndë, ku thuhet se personi që shkakton vrasjen e anëtarit të familjes apo të fëmijës, dënohet me burgim të përjetshëm’.
“Në kohën kur shoqëria po alarmohet nga rritja e rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave dhe kur të vetmen shpresë e kemi drejtësinë dhe përgjegjësinë e organeve të rendit dhe sigurisë, RRGK shprehet e shqetësuar nga lajmit për dënimin e ulët, prej 24 vjet heqje lirie, që iu shqiptua Pjetër Nrecajt për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe vajzës, shto këtu edhe armëmbajtje pa leje”, thuhet në reagimin e tyre.
Pjetër Nrecajt kishte vrarë gruan 40-vjeçare dhe vajzën e tij 9-vjeçare në shtëpinë e prindërve të gruas.
Vrasja kishte ndodhur në Brekoc të Gjakovës.
“Vrasësi kohë më parë ishte mbajtur në paraburgim (maj 2018) për ushtrim të dhunës në familje ndaj të ndjerës, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Policia e Kosovës ka qenë në dijeni për historikun e tij prej krimineli, përderisa gjykata e kishte liruar pas një muaji mbajtje paraburgim. Në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, dënimi minimal për këtë vepër penale është 3 muaj deri në 5 vjet burgim”, thuhet tutje në reagimin e RRGK-së, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra