Kinema
Aktori Stallone nuk do të akuzohet për përdhunim
“Viktima pastaj paditi aktorin për sulme në vitin 1987 dhe 1990. Por, asnjë prej dëshmitarëve nuk e kanë përkrahur akuzën e viktimës”, shkruan në këto dokumente.
Sylvester Stallone nuk do të ballafaqohet me akuza për përdhunim, meqë Prokuroria në Kaliforni në vendimin e saj konstatoi se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për këtë. Prokurori i Gjykatës së Qarkut në Los Angeles, po ashtu, solli vendimin që pohimet kundër aktorit, nuk janë në përputhje me statusin e afatit kohor. Në vitin 2017, një viktimë e paidentifikuar ka thënë se Stallone e kishte sulmuar në vitet ’90. Por, ylli i filmit “The Rocky” tha se akuzat ishin krejtësisht të fabrikuara. Sipas dokumenteve të aktakuzës, gruaja kishte thënë se ajo dhe Stallone kishin lidhje me pajtim në vitin 1987.
“Viktima pastaj paditi aktorin për sulme në vitin 1987 dhe 1990. Por, asnjë prej dëshmitarëve nuk e kanë përkrahur akuzën e viktimës”, shkruan në këto dokumente.
Në anën tjetër, Prokuroria njoftoi se madje edhe hetimet e detajuara nuk kanë ofruar dëshmi që këto akuza të shkojnë përpara. Në kohën kur viktima kishte paraqitur akuzën e saj, avokati i Stallones, Marty Singer, kishte thënë se aktori kategorikisht i ka mohuar akuzat.
Të ngjashme
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave