CH-Ballkani
Osmani takohet me Katrugalos: Vlerësojnë rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve
Udhëheqësi i bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, Bujar Osmani ka vizituar sot Greqinë ku është takuar me ministrin alternativ për punë të jashtme, Jorgos Katrugalos.
Tema kryesore e takimit ishte zhvillimi politik të ngjarjeve të të dy vendeve pas vendimit të Kuvendit për hapjen Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, por në drejtim të detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës.
“Kemi numër të madh të projekteve që janë lidhur me masat e ndërtimit të besimit, si dhe në përgjithësi në drejtim të avancimit të komunikimit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, dhe realizim i së cilës, në përputhje me progresin në marrëdhënie politike duhet të marrin rritëm të përshpejtuar” – theksoi Osmani në takim, duke theksuar njërën ndër iniciativat më të rëndësishme të Euro-komisionarit Han, për bashkëpunimi trelateral mes Maqedonisë Greqisë dhe Shqipërisë, për zhvillim të qëndrueshëm në rajonin e gjerë të Prespës, i cili për krahas mbrojtjes së liqenit të Prespës, parasheh edhe hapjen e kufijve të ndërsjella rreth liqenit, si dhe projekte për zhvillimin ekonomik-lokal.
“Krahas benefiteve për popullatën lokale, suksesi i këtij projekti ka edhe rëndësi simbolike të gjerë, për arsye se Prespa tani më është edhe simbol i pajtueshmërisë mes dy vendeve, në suksesin e tejkalimit të kontestit shumëvjeçar, si dhe simbol i bashkëpunimit dhe progresit të ndërsjellë”- theksoi Osmani. Në vazhdim Osmani numëroi edhe projekte tjera potenciale në drejtim të avancimit të komunikimit mes dy vendeve. Ai theksoi modernizimin e linjës hekurudhore Manastir-Kremenicë, si hekurudhë kyçe për lidhjen e Shkupit me Selanikun, që, përsëri, paraqet qasje të rëndësishme tregtare deri në portin e Selanikut, gjithashtu edhe interkonektimi i gazifikimit mes dy vendeve, për të cilën theksoi se Maqedonia tani më ka aplikuar për grande përmes kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor, ku si donator merr pjesë edhe Greqia.
“Gjithsesi për ne me rëndësi është bashkëpunimi që presim ta realizojmë në drejtim të suksesit të integrimeve tona evropiane. Suksesi i Marrëveshjes së Prespës e radhit Greqinë si vend mik, mbështetja e të cilit për integrimet tona brenda në Union është e dukshme”- theksoi Osmani, duke e paralajmëruar edhe projektin e përbashkët mes dy ministrive, për krijimin e ashtuquajturës “EU Task Fors” grupin punues, për këmbimin e përvojave në procesin e integrimeve evropiane, për procesin e filluar të skriningut, procesi i ardhshëm të negociatave, si dhe në përgjithësi procesin e komunikimit me administratën evropiane dhe shfrytëzimin e suksesshëm të mjeteve të IPA-s.
Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Ktarugallos u drejtuan në aeroportin në Athinë në përcjelljen simbolike solemne, ku Osmani do ta shfrytëzojë fluturimin e parë pas më shumë se 10 vite mes Athinës dhe Shkupit.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch