Kuriozitete
Pishina e parë me valë artificiale
Surf Lakes International së shpejti do të hapë dyert për të gjithë sportistët që mund të serfojnë në deri në 2400 valë në orë
Australia është e vendosur të prezantojë pishinën e parë të bërë nga njeriu me valë artificiale, e cila iu lejon serfistëve të ushtrojnë sportin e tyre në pesë lloje të valëve me gjatësi të ndryshme.
Surf Lakes International së shpejti do të hapë dyert për të gjithë sportistët që mund të serfojnë në deri në 2400 valë në orë, pranë bregut të Capricorn, në afërsi të Queensland-it.
Njerëzit do të jenë në gjendje të shijojnë pesë lloje të valëve që janë të gjatësive të ndryshme dhe që krijohen falë një sistemi të avancuar i quajtur ‘MAD MAX’, i cili peshon 1400 tonë dhe mund të prodhojë lloje të ndryshme të valës, transmeton ‘Scan’.
Të pesë nivelet e valëve ndryshojnë në vështirësi, madhësi dhe gjatësi dhe janë të koduara me ngjyra, kështu që nga sërfistët fillestarët, te moderuarit e deri te të avancuarit mund të shijojnë valë të dedikuara, përcjell albinfo.ch.
Valët do të ndryshojnë nga 1 metër lartësi deri në 2.4 metra. Ishte pikërisht inxhinieri dhe njëkohësisht drejtori i projektit Chris Hawly që ndërtoi dhe dizajnoi pishinën, përcjell albinfo.ch.
Surf Lakes punon duke përdorur një gjenerator të valëve të mëdha, të pozicionuar në qendër të një liqeni të madh të bërë nga njeriu.
Konturet e poshtme të liqenit janë formuar në mënyrë specifike duke përdorur modelin e kompjuterizuar CFD të sofistikuar dhe përmbajnë 8 ndërprerje të veçanta rreth perimetrit.
Pishina është e aftë të gjenerojë një impuls çdo gjashtë sekonda, duke shkaktuar tetë valë gjithsej për t’u shkëputur. Kjo do të thotë 80 valë të lundrueshme për minutë, dhe në përdorim sistemi do të bëjë 24000 valë në orë.
Brenda një dite pishina me valë artificiale mund të ftoj 240 njerëz, ndërsa të gjithë të interesuarit duhet të bëjnë rezervime për shkak të numrit të madh të të interesuarve, pasi vetëm në këtë zonë janë 2,400 sërfistë profesionistë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra