Muzikë

Rita Ora do të mbajë dy koncerte në Gjermani dhe një në Zvicër

Në 2 nëntor 2018 Rita Ora do nxjer në treg albumin e saj të dytë “Phoenix”, ku me çrast, ka paralajmëruar edhe koncerte në Mynih, Këln dhe Cyrih, shkruan albinfo.ch.

 

Në lidhje me albumin e dytë, këngëtarja nga Kosova thotë se është “thellësisht krenare” dhe “mezi pret” që do të perfomorojë me këto këngë në koncertet e paralajmëruara. Ajo fton fansat e saj në pak durim, derisa gjithçka do të shpërthejë.

Këngëtarja britanike me origjinë nga Kosova fitoi famë pas bashkëpunimit të saj me Jay Z më 2010, ku më pas me këngët “How we Do (Party)” dhe “R.I.P.” feat. Tinie Tempah u popullarizua ndërkombëtarisht. Ajo gjithashtu ishte pjesë e filmit “Fast & Furious 6”, dhe serisë filmike“Fifty Shades”.

Pjesë e albumit të saj të ri është edhe kënga “Let Me Love You” dhe “Girls” së bashku me këngëtaren dibrane Bebe Rexha, Cardi B dhe Charli XCX.

Përpara se Rita Ora do të performojë në “Halle 622” në Cyrih më 29 prill 2019, ajo do të mbajë koncertet dy ditë me radhë, më 26/27 prill 2019, në Kölner Palladium dhe Zenith të Mynih respektivisht./Albinfo