Financa

FMN-ja, e shqetësuar me pensionet e veteranëve

“I kemi disa shqetësime për Projekt-buxhetin e vitin 2019, për të hyrat dhe fondin për veteranët. Nga ana e shpenzimeve për kategoritë sociale duhet të vazhdojë reforma”, ka thënë ajo.

 

Fondi Monetar Ndërkombëtar pret që përmes buxhetit të ndarë për vitin 2019 vendi të ketë rritje ekonomike për 4 për qind. Nëse ekonomia e Kosovës arrin të ketë një zhvillim prej 4 për qind, atëherë do të jetë më e larta në rajon. Por, sipas shefes së këtij misionit, Stephania Eble, kjo rritje sërish nuk e zë hapin e zhvillimit në raport me vendet e rajonit. E, shqetësues mbetet fondi i ndarë për pensionet e veteranëve.

“I kemi disa shqetësime për Projekt-buxhetin e vitin 2019, për të hyrat dhe fondin për veteranët. Nga ana e shpenzimeve për kategoritë sociale duhet të vazhdojë reforma”, ka thënë ajo.

Ndërsa, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se Kosova ka stabilitet mikrofinanciar dhe buxheti i 2019-ës është i bazuar në rritje ekonomike.