Kosova
U hap klinika e parë veterinare në Kosovë, falë donacioneve nga Zvicra
Gjakova bëhet me klinikë veterinare dhe qendër të përkohshme të trajtimit të kafshëve të shoqërimit. Përurimin e bëri zonja Helen Wormser, presidente e Fondacionit zviceran „Straycoco“ si dhe dashamire e flaktë e qenve
“Shumë turistë nuk parapëlqejnë ta vizitojnë një shtet që nuk i trajton si duhet qentë endacakë. Ndaj, duke pasur edhe një pjesë të familjes sime këtu, e sidomos kur njoha veterinerët Blendi dhe Eriola Bejdonin vendosa të jap angazhimin tim për themelimin e kësaj klinike”, tha zvicerania Helen Wormser, psikologe dhe drejtoreshë e fondacionit zviceran “Straycoco”.
Në kilometrin e katërt nga Gjakova në drejtim të Prizrenit, në praninë e një numri të madh dashamirësh të qenve, por edhe të veterinerëve vendorë dhe të huaj u bë përurimi i Klinikës së parë veterinare në Kosovë, që njëkohësisht është edhe Qendër e përkohshme e trajtimit të kafshëve të shoqërimit.
Salla e operacionit, rentgeni, lidhtorja, dhe disa bokse për vendojen e përkohshme të qenve dhe maceve janë pjesë e objektit të kësaj klinike, ndërkohë që në hapësirat e jashtme mund të sistemohen edhe me dhjetëra qen e mace deri në trajtimin e tyre të përkohshëm, janë donacion i Fondacionit zviceran “Straycoco”, shkruan albinfo.ch.
Përurimin e shpalli të hapur zonja Helen Wormser, presidente e Fondacionit zviceran „Straycoco“ si dhe dashamire e flaktë e qenve.
Me këtë rast zonja Wormser shprehu kënaqësinë që në Gjakovë po hapet kjo klinikë e cila do t‘i shërbejë gjithë rajonit të Gjakovës, dhe jo vetëm, me ç’rast qenve me pronarë dhe qenve endacakë do t’u ofrojë një trajtim më të mirë se deri më tani. Në fjalën përshëndetëse ajo paraqiti shqetësimin për dukurinë e mostrajtimit adekuat të qenve, duke pasur parasysh edhe shumë sugjerime që vijnë nga turistët e huaj.
Shumë turistë nuk parapëlqejnë ta vizitojnë një shtet që nuk i trajton si duhet qentë endacakë. Ndaj, duke pasur edhe një pjesë të familjes sime këtu, e sidomos kur njoha veterinerët Blendi dhe Eriola Bejdonin vendosa të jap angazhimin tim për themelimin e kësaj klinike.
Thënë realisht, në Kosovë vi kryesisht me mjekë të kësaj fushe dhe me donatorë që ndihmojnë trajtimin e kafshëve shoqëruese. Enkas për këtë përurim të pranishëm ishin edhe mjekët dhe donatorët zviceranë: Dr.H.U.Rey, Gabriele Rey-Räbiger, Bernard Leemann, Dr. Andreas Brunner, Kathrin Graf, Veronica Demenga, Andrea Hunold etj.
Sipas zonjës Wormser kjo klinikë synon:
-Të jetë qendër kompetente për specializimin e veterinerëve për kafshët e shoqërimit, e që do të ndihmohet edhe nga veterinerë të shteteve tjera evropiane.
-Të jetë qendër edukative për shkolla dhe fëmijë, të cilët duan të mësojnë më tepër për mirëqenien dhe mirëmbajtjen e qenve.
-Të promovojë kujdesin ndaj kafshëve në përgjithësi etj.
Në përurim ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini si dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, z. Jean-Hubert Lebet.
Ambasadori Lebet falënderoi donatorët dhe gjithë përkrahësit e iniciativës së zonjës Wormser për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për kafshët e shoqërimit në rajonin e Gjakovës, në veçanti kryetarin e komunës dhe administratën e tij.
Ambasadori Lebet, në emër të Ambasadës zvicerane, e në shenjë falënderimi për punën dhe angazhimin e zonjës Wormser gjatë katër vjetëve në Kosovë, asaj i ndau „Medaljen e nderit“.
Nga fusha e veterinarisë pati edhe disa veterinerë të komunave të ndryshme nga Kosova, ndër të cilët ishte edhe Arbër Taraku, nga Zyra e Kryeministrit, në cilësinë e udhëheqësit të projektit nacional për menaxhimin dhe kontrollin e qenve endacakë.
Objekti i sapopromovuar ka filluar së ndërtuari para dy vjetësh, në përkujdesje të vazhdueshme të veterinarit nga Gjakova, dmv. Blendi Bejdoni. Përndryshe z.Bejdoni studimet për veterinari i ka mbaruar në Tiranë më 2010, ndërkohë që në kuadër të Klinikës veterinare „Pro vet“ së bashku me dmv. Eriola P. Bejdonin punojnë ekskluzivisht me kafshët e shoqërimit (qen dhe mace). Kjo klinikë është e specializuar në kirurgjinë e kafshëve të vogla, dhe që nga viti 2012 kanë realizuar mbi gjashtë mijë ndërhyrje kirurgjikale në rajonin e Dukagjinit. Intervenimet e përditshme janë sterilizimet dhe kastrimet në qen dhe mace.
Disa nga donatorët e pranishëm vizituan edhe objektin e deritashëm të klinikës „Pro vet“ në fshatin Nagavc të Rahovecit e ku aktualisht janë duke u trajtuar 48 qen endacakë.
Shpresojmë që ky model investimi të shërbejë edhe për bashkatdhetarët tanë në diasporë, me qëllim të hapjes së vendeve të reja pune, si dhe krijimit të një perspektive më premtuese për të rinjtë në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Prokurori publik i Cyrihut hap procedurë kundër Sanija Ametit Prokuroria publike e Cyrihut ka hapur procedurë penale kundër Sanija Ametit. Në shtator, politikania e GLP-së...
-
Zvicër: Kosovari dënohet me 32 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia
-
Kosova për herë të parë në Yellow Cup në Zvicër
-
Certifikohen nga KQZ-ja 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë për deputetë
-
Kjo është arsyeja pse nuk ka anulime të fluturimeve të aeroplanëve edhe nëse ka mjegull në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti miraton letërnjoftimin e ri elektronik E-ID e re zvicerane është nën çatinë e Parlamentit. Këshilli i Shteteve ka pranuar ndryshimet teknike...
-
Zvicër: Krijohet lehtësim i shkëmbimit të informacionit ndërmjet shteteve të Shengenit
-
Dhoma e Kantoneve refuzon të shtrëngojë masat për bashkimin familjar
-
Këshilli Federal dëshiron të ndajë paketën e marrëveshjeve me BE-në
-
Qeveria federale paralajmëron për rrezikun nga rrugët e rrëshqitshme