Kosova
ATK jep detaje për Albinfo.ch në lidhje me konventën e tatimit të dyfishtë mes Zvicrës dhe Kosovës
Konventa e tatimit të dyfishtë mbi të ardhurat midis Zvicrës dhe Kosovës ka hyrë në fuqi më 10 tetor 2018 dhe si e tillë do të filloj të zbatohet nga 1 janari 2019.
Albinfo.ch javën e kaluar kishte raportuar në lidhje me hyrjen në fuqi të kësaj konvente.
Gjithashtu Albinfo.ch ka kërkuar nga ATK që të jap detaje në lidhje me konventën e tatimit të dyfishtë mes Zvicrës dhe Kosovës.
Në një përgjigje për Albinfo.ch, Fjolla Muja nga departamenti për mardhënie me jashtë, ka thënë se “qëllimi i Marrëveshjes është arritja e një Marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat, pa krijuar mundësi për mos-tatim apo tatim të reduktuar nëpërmjet evazionit tatimor apo shmangies (duke i përfshirë marrëveshjet përmes ‘treaty-shoping’ që kanë për qëllim marrjen e lehtësirave të parashikuara në këtë Marrëveshje për përfitimet e tërthorta të rezidentëve të shteteve të treta)”.
Tutje në të njëjtën përgjigje thuhet se marrëveshja është e zbatueshme për Personat të cilët janë rezidentë të një ose të dy shteteve Kontraktuese.
“Tatimet të cilat mbulohen nga kjo marrëveshje, përkatësisht për të cilat është e zbatueshme janë: a)në Zvicër: tatimet federale, kantonale dhe komunale mbi të ardhurat (të ardhurat totale, të ardhurat e fituara, të ardhurat nga kapitali, fitimet industriale dhe tregtare, fitimet kapitale, dhe zëra të tjerë të të ardhurave) (Në vijim do t’i referohemi si “tatimi në Zvicër”); b) në Kosovë: tatimi mbi të ardhurat personale; dhe, tatimi mbi të ardhurat e korporatave”, thuhet në përgjigjen e ATK-së, për Albinfo.ch.
Marrëveshja përmban gjithsej 28 nene të cilat janë të ndara nga njëra tjetra.
“Pjesa I: Qëllimi i Marrëveshjes; Pjesa II: Përkufizimet; Pjesa III: Tatuarja e të Ardhurave; Pjesa IV: Tatuarja e Kapitalit; Pjesa V: Metodat për Eliminimin e Tatimit të dyfishtë; Pjesa VI: Dispozitat e Veçanta; Pjesa VII: Dispozitat e fundit.”, thuhet tutje në përgjigjen e ATK-së për Albinfo.ch.
Marreveshja e plote Kosove-Zvicer
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë