Futboll
Ndodhi e rrallë: Vëllai i vogël lëndon të madhin
Arlind Ajeti nxjerri krahun pas një dueli me vëllain e tij më të vogël, Albianin
Më parë jemi mësuar të shohim duelin mes vëllezërve Xhaka, por jo atyre Ajeti. Kjo ndodhi në xhiron e fundit në Superligën zvicerane ku Grashopers u takua me Baselin.
Arlindi po luan për GC, derisa Albiani për Baselin. I pari mbron ngjyrat kuqezi, kurse i dyti të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Kjo ishte një ndeshje emocionuese për 21-vjeçarin. “Duhet të angazhohemi në duele gjatë lojës, por thjesht mos ta lëndojmë njëri-tjetrin”, është shprehur Albiani, duke dashur të qetësojë prindërit.
Megjithatë, asaj që i frikësoheshin ndodhi. Pas një përplasje, vëllai i madh (Arlindi) nxjerr krahun, edhe pse qëndron deri në fund të pjesës së parë.
Vëllai i vogël dukej shumë i mërzitur. “Është shumë e pakëndshme. Më vjen keq për vëllain tim të madh. Ta shihja me shpatullën jashtë vendit të vet nuk ishte asgjë e bukur.
Që ai u përfshi në këtë lëndim ishte, sigurisht, fat i keq absolut. Tani i uroj të bëhet më mirë, sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse futbolli është ai që duam, do të takohemi ndoshta njëzet herë, ose vetëm dy herë. Sigurisht, mund ta shmangim pak më shumë njëri-tjetrin në ndeshjen e ardhshme”.
Por, vëllai i madh, duket se e ka falur. “Deri më tani kemi qenë gjithmonë së bashku, në një skuadër. Kësaj here mu desh të luaja direkt kundër vëllait tim. Kjo nuk është e bukur, veçanërisht emocionalisht”, theksoi Arlindi.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit