Shqipëria
Kuzhinierë nga bota shijojnë gatimet tradicionale të Elbasanit
Duke shkëmbyer vlera dhe kulturë, kuzhinierët nga mbarë bota kanë mbetur të impresionuar nga Shqipëria, e sidomos nga njerëzit dhe mikpritja e tyre
“WorldChefs” zbriti këtë fundjavë në Elbasan për t’u njohur me traditën dhe historinë e këtij qyteti, por edhe me kulinarinë e tij. Kuzhinierë nga e gjithë bota përcollën nga Elbasanit mesazhe bashkëpunimi dhe promovimi, ndërsa u shoqëruan nga presidenti i “Albanian Chefs”.
Duke shkëmbyer vlera dhe kulturë, kuzhinierët nga mbarë bota kanë mbetur të impresionuar nga Shqipëria, e sidomos nga njerëzit dhe mikpritja e tyre, raporton “TCH”.
“Jam i lumtur që Shqipëria është me ne dhe jam i sigurt se, me një punë të mirë të gjithë bashkë, Shqipëria do të jetë shumë aktive dhe do të ketë sukses në botë. Por, për të arritur këtë, ne duhet të jemi të gjithë bashkë dhe ky është mesazhi që ne u japim shefave tanë. Unë shpresoj që të gjithë kuzhinierët shqiptarë të ndihmojnë njëri-tjetrin të rriten profesionalisht, sepse Shqipëria ka një histori të shkëlqyer të gastronomisë, ashtu si pjesa tjetër e botës. Por, për të arritur suksesin, ne duhet të jemi bashkë dhe të shkëmbejmë eksperiencat tona. Ushqimi nuk ka kufij, nuk ka pengesa gjuhe, kuzhinierët nuk janë politikanë, kuzhinierët duhet të punojnë bashkë”, tha Domenico Maggi, vëzhgues “WorldChefs”, përcjell albinfo.ch.
“Dua të uroj kuzhinierët shqiptarë, që tashmë kanë mundësinë të promovojnë kulinarinë e tyre në botë. Dua të them që mua më pëlqen Shqipëria, më pëlqejnë këta njerëz, e dua këtë vend. Urime dhe vazhdoni të ecni përpara”, tha Sarkis Yacoibian, president “Taste of Peace”.
Për kuzhinierët shqiptarë, përfshirja e Shqipërisë në “WorldChefs” shërben edhe si mesazh për të rinjtë, për t’iu treguar atyre se kulinaria dhe historia e saj mund të zënë gjithnjë një vend prestigjioz në gastronominë botërore.
Pasi vizituan disa nga pikat turistike të qytetit të Elbasanit, shefat u ndalën për të shijuar gatimet tradicionale të qytetit. Ashtu siç nuk mund të ndoshte ndryshe, tava e kosit dhe fërgesa e Elbasanit morën vëmendjen kryesore të kuzhinierëve nga mbarë bota, të cilët dhanë vlerësimet maksimale për to.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch