Kosova

VV: Pushteti të marrë përgjegjësin për mos liberalizimin e vizave

Drejtuesit e partisë opozitare Lëvizja Vetëvendosje kanë shprehur shqetësimin e tyre për çështjen e liberalizimit të vizave, pasi kohëve të fundit është thënë se Kosova nuk i ka votat dhe ky proces mund të shtyhet.

Deputetja, Fitore Pacolli ka deklaruar se përgjegjësia për mos liberalizim të vizave nuk duhet të lihet diku tjetër por tek institucionet e vendit.

Ndërsa deputetja, Albulena Haxhiu ka akuzuar drejtuesit e Partisë Demokratike  që sipas saj në vazhdimësi kanë propaganduar për izolim të vendit.

“Ky regjim keqpërdorte në mënyrë absurde edhe BE-në për ta goditur Vetëvendosjen. Tani pas votimit të demarkacionit janë kthyer me sharje në drejtim të BE-së siç ishin deklaratat skandaloze të zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj që BE është Albanofobe. Për papërgjegjësinë e tyre, krimin e korrupsionin tyre po mundohen të ja hedhin fajin herë opozitës, herë BE-së e herë qytetarëve”, ka thënë ajo.

Ato kanë kërkuar që në rast se vendi nuk e mërr liberalizimin e vizave të dorëhiqen përgjegjësit.