Shqipëria
Infermieri i Urgjencës flet për kushtet e mjekësisë në Shqipëri
“Të gjithë infermierët e mjekët janë të denigruar, ndaj detyrohen te ikin jashtë. Nuk kanë kushte, nuk kanë rroga. Do vijë dita që në Shqipëri do shërbejnë njerëz që nuk dinë të bëjnë një injeksion”, thotë infermieri
Frrok Bardhi është infermieri i Urgjencës së Tiranës i cili në një intervistë për Balkanweb tregon për disa nga problemet më të mëdha që ka ky shërbim në Shqipëri.
Ai e ka nisur në fakt nga fotot e ambulancave që Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë ka shpërndarë duke u shprehur se nuk e di ku i marrin makinat që shfaqin në media apo në rrjete sociale.
E vërteta sipas tij është se në ambulancat e urgjencës së Tiranës mungojnë stolat, rripat e sigurimit duke e dëshmuar dhe me disa foto apo video të xhiruara nga vetë ai, përcjell albinfo.ch.
Infermieri thotë se vetëm në kohën kur kryeministër i Shqipërisë ka qenë Nano, ambulancat kanë qenë të mira ndërsa sot mungojnë dhe pajisjet më elementare të shpëtimit të jetës si defribilatorët. “Në 8 autoambulanca janë 3 defribiliatorë, se ku kanë vajtur nuk e di”, shprehet Bardhi .
Nga ana tjetër ai thotë se ndërkohë që numri i personelit, pra i infermierëve dhe i shoferëve është dyfishuar, ambulancat janë shumë të pakta në numër. “Si mund të hipin 120 veta në 8 ambulanca? Një turn ka 6-7 mjekë, 10-12 infermierë ndërsa këto autoambulanca punojnë non-stop 24 orë. Janë 40 e ca shoferë për 8 autoambulanca. Urgjenca nuk do fjalë, reklama e foto, Urgjenca do punë, profesionistë, mjete e njerëz të përgatitur”, vazhdon fjalën e tij infermieri duke rrëfyer se ka raste kur mjete e transportit fiken rrugës ose kur ka defektet i rregullojnë vetë shoferët sepse duan të ruajnë vendin e punës.
Ai është shprehur dhe për kushtet ku punojnë njerëzit e shëndetësisë: “Të gjithë infermierët e mjekët janë të denigruar, ndaj detyrohen te ikin jashtë. Nuk kanë kushte, nuk kanë rroga. Do vijë dita që në Shqipëri do shërbejnë njerëz që nuk dinë të bëjnë një injeksion”. Çka e bën më të rëndë “denoncimin” e tij është fakti që ai pranon se në çantën e urgjencës mungojnë medikamente jetike dhe se në spitale mungojnë ilaçe jetëshpëtuese si morfina, trinitina apo analgina.
Në fund ai premton se do vijojë me denoncimin e rasteve të tilla, edhe pse ka një marrëdhënie jo të mirë me drejtuesit apo dhe vetë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili në të shkuarën e ka quajtur “Karagjoz dhe anëtar të PD”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji Në një ceremoni homazhi në Gjenevë, të përgatitur nga familja dhe miqtë e dashamirët e tij,...
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
Jeta në Zvicër
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit Shoqata rajonale e hoteleve po u kërkon anëtarëve të saj që të rrisin çmimet vetëm në...
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju