Tematike
Familja jeton prej shtatë javësh në zonën transit të aeroportit
Cyrih/BERN - Ata kërkojnë të marrin azil në Zvicër: 20 refugjatë kurdë jetojnë prej shtatë javësh në zonën transit të aeroportit zviceran në Cyrih - të pavërejtur nga publiku, shkruan blick.ch.
Ata ndodhen në zonën e pritjes pas portës B dhe D: konkretisht bëhet fjalë për tetë burra, katër gra si dhe tetë tinejxherë dhe fëmijë – më e reja prej tyre është një vajzë një vjeçare.
Azilkërkuesit janë sjellë në hapësira pa dritare – në njërën flejnë burrat, në tjetrën gratë dhe fëmijët. Një prej tyre është gazetari turko-kurd, Mustafa Mamay. Ai më shumë shqetësohet për dy fëmijët e tij. “Ata shpesh duhet të qajnë, pasi kërkojnë të luajnë jashtë,” tha Mamay, përcjell albinfo.ch.
Sipas ligjit zviceran, azilkërkuesit duhet të presin deri në 60 ditë. Kurdët kanë ardhur për një jetë më të mirë në Zvicër, ndërsa gazetari vlen si kritik i qeverisë së Erdoganit – bile është dënuar nga gjykata me gjashtë vjet e tre muaj burg. Ai iku nga vendlindja në Siri, më pas drejt Afrikës Jugore dhe më vonë në Zvicër.
Gjatë 2015 azil në aeroportet zvicerane kanë kërkuar 247 persona, kurse në 2018 ishin 89 sosh. Azilkërkuesit kanë në dispozicion një mjek, kurse mund të shëtisin lirshëm në zonën e tyre – duke pasur një dalje edhe në terrasë.
Shansat për të fituar azil në Zvicër nuk janë të mëdha. Nëse ndokush fiton azilin ata ndërkohen nëpër kampet e azilit, ndërsa në rast se refuzohen, atëherë ata dëbohen drejt vendeve nga kanë ardhur.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme