Shqipëria
Taksa në “Rrugën e Kombit” nuk pati ndikim negativ
Agjencia e lajmeve shtetërore e Shqipërisë i ka kushtuar një shkrim taksës për “Rrugën e Kombit” duke thënë se ajo nuk ka ndikuar negativisht për kundër reagimeve që pati për çmimin e lartë.
Fluksi i vizitorëve nga Kosova që vizituan Shqipërinë për qëllime turistike gjatë muajit shtator u rrit me 66% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë citon kjo agjenci të dhënat e INSTAT. Sipas të dhënave të INSTAT, Kosova ka patur rritjen më të madhe me 66,0 %, ose rreth 106 mijë persona më shumë krahasuar kjo me shtatorin e vitit të kaluar.
Ky është një trend i ndryshëm nga muajt e mëparshëm, ku fluksi i shtetasve kosovarë ka qenë me rënie krahasuar me të njëjtat periudha të një viti më parë.
Muaji shtator ka shënuar një fluks lëvizjesh të vizitorëve nga Kosova për qëllime turistike, kjo e favorizuar edhe nga moti i mirë, me destinacion bregdetin shqiptar.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë