Bota
Kanadezët dhe danezët kontestojnë demarkacionin mbi këtë ishull shkëmbor
Pavarësisht se Kanada dhe Danimarka kontrollojnë hapësira të mëdha detare dhe territoriale, ata nuk janë të gatshëm të lëshojnë pe për ishullin shkëmbor me vetëm 1.3 kilometra katror.
Ishulli shkëmbor Hans është i pabanueshëm dhe në mes të asgjëje. Megjithatë është e kontestuar mes Danimarkës dhe Kanadës prej disa dekadash. Të dy shtetet kryen demarkacionin në 1973 ku Grenlanda i mbeti danezëve, kurse ky ishull ishte pikërisht në vijë kufitare.
Në 1984 ishullin e vizitoi ministri danez për Grenlandën, ku krahas flamurit danez, vendosi edhe një mbishkrim „Welcome to the danish island“ („Mirë se erdhët në ishullin danez“). Përpara largimit aty u vendos edhe një shishe raki.
Por edhe autoritetet kanadeze patrullojnë ishullin dhe si për inat, çdo herë kur ata ndodhen atje largojnë flamurin danez dhe rakinë, duke e zënvendësuar me flamurin kanadez dhe uiskin kanadez.
Danezët e kërkojnë me ngulm ishullin duke theksuar se mos vallë emri “Hans” ju tingëllon si kanadeze. Verës 2018 dy shtetet kanë krijuar një grup ekspertësh për të diskutuar fatin e ishullit. Mbase ajo edhe mund të ndahet. Një mundësi tjetër është që ishulli të kthehet në park kombëtar dhe nën administrimin e Grendlandës. Sipas disa ekspertëve zgjidhja përfundimtare mund të gjasë deri në 10 vjet.
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë