Kosova
Raporti i universitetit: Të diplomuarit që nuk i duhen askujt
“Nuk i nevojiten tregut të vendit e as më gjerë”. Kështu thotë për studentët e diplomuar në dy drejtime të universiteteve publike në vend, raporti i fizibilitetit i përgatitur nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
Sipas këtij raporti, të cilin e posedon Gazeta inFokus, të diplomuarit në “Universitetin e Prishtinës”; “Ukshin Hoti”; Universitetin “Haxhi Zeka”; Universitetin “Fehmi Agani”; Universitetin “Isa Boletini”; Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Universitetin e Mitrovicës Veriore, nuk janë përgatitur në profilet adekuate.
“Në pjesën me të madhe të fakulteteve të universiteteve publike kanë arritur të akreditohen programe me formë dhe përmbajtje identike. Në veçanti rezulton se fakultetet dhe programet e fushave të drejtësisë dhe të ekonomisë, jo vetëm që nuk përgatisin ekspertë me profil adekuat, por si të tillë nuk i nevojitën tregut të vendit e as më gjerë”, thuhet në raport.
Madje aty thuhet se këto universitete nuk përgatisin studentë për nevojat e tregut në vend, shkruan Gazeta inFokus, përcjell Albinfo.ch.
“Mos harmonizimi i programeve studimore në të gjitha nivelet me nevojat e tregut të punës në vend e më gjerë, është njëri ndër problemet më serioze më të cilat ballafaqohen institucionet arsimore publike universitare. Universitet nuk kanë krijuar mekanizma të qëndrueshëm për të parashikuar, ndierë dhe analizuare ndryshimet shoqërore që duhet të konvertohen në programe studimore”, thuhet në këtë raport.
Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Arsim në Kosovë, Dukagjin Pupovci, duke komentuar të gjeturat e raportit, ka thënë se këto universitet ofrojnë studime në fushat prej të cilave ka mijëra të diplomuar e të pa punë.
“Është shumë e qartë se nuk ka përputhje në mes të programeve të arsimit të lartë dhe kërkesave të tregut të punës. Kështu, për shembull, nga 7 universitete publike që i ka Kosova, 5 prej tyre ofrojnë studime në fushën e drejtësisë dhe ekonomisë, edhe pse dihet se kemi me mijëra juristë dhe ekonomistë të papunë. Kur kësaj i shtohen dhjetëra programe nga këto dy fusha që ofrohen nga kolegjet private mospërputhja me kërkesat e tregut është akoma më e madhe”, ka thënë ai.
Ndërsa për kërkesat e tregut, Pupovci ka thënë se nuk ka mjaftueshëm staf akademik të kualifikuar.
“Pastaj, kemi programe që janë në përputhje me kërkesat e tregut të punës, por për të cilat nuk ka numër të mjaftueshëm të stafit akademik të kualifikuar, siç janë ato nga fusha e shkencës kompjuterike. Kjo rezulton me përgatitjen joadekuate të të diplomuarve, të cilët, po ashtu, kanë vështirësi të punësohen, përkundër faktit se ekziston kërkesa për specialistë të kësaj fushe”, ka shtuar ai.
Pupovci vlerëson se duhet filluar me racionalizimin e programeve të përsëritura.
“Mendoj se Kosova nuk ka kapacitet për një numër kaq të madh të programeve të përsëritura studimore, pasi nuk ka staf akademik të kualifikuar për to. Prandaj, reformimi i universiteteve publike duhet të shkojë drejt racionalizimit të këtyre programeve, në përputhje me nevojat dhe stafin që kanë ata. Rruga tjetër është profilizimi i universiteteve publike ashtu që të ofrojnë vetëm programe nga fusha të caktuara të specializimit, duke shmangur dyfishimin e panevojshëm.”, ka përfunduar ai.
E Rinor Qehaja nga Instituti i arsimit “EdGuard” ka thënë për Gazetën inFokus se gjetja e raportit për mos harmonizim studime-treg nuk është e panjohur në Kosovë.
“Jo harmonizimi i programeve të studimeve me tregun e punës, është problem dhe shqetësim jo vetëm me universitet publike, po gjithandej, në të gjitha nivelet pa përjashtim. Ky është fakt i ditur me ose pa studim të fizibiltetit, kështu që ky raport nuk paraqet risi për arsimin universitar në vend“, ka thënë Qehaja.
Ndërsa ka propozuar që MASHT të bashkëpunoj me MPMS-në për kërkesat e vërteta të tregut.
“MASHT duhet që pikë së pari të harmonizoj data bazat me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që të mire informohet për kërkesat e vërteta të tregut, pastaj, nëse ka vullnet, kjo mund të përcillen në strategji nacionale të përcaktimin dhe përditësimit të profileve për arsimin e lartë”, ka shtuar ai.
E për mundësinë e mbylljes së Universiteteve publike rajonale , Qehaja ka thënë se ato janë universitete të themeluara për interesa politike dhe partiake, dhe si të tilla mund të mbyllen vetëm nga politika.
Ndryshe të mërkuren Gazeta inFokus ka bërë publik një pjesë të raportit të “Fizibiliteti i Universiteteve Publike ne Kosovë, 2017” realizuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
Sipas këtij raporti arsimi i lartë publik, ka një diversitet të lartë në ofertën akademike, që është zgjeruar pa kriter, pa politika planifikimi dhe e pajustifikuar për madhësinë, popullatën, dhe kërkesën e tregut kosovar.
Shqetësuese janë të gjeturat e këtij raporti për avancimet dhe titujt shkencor në tetë universitetet ku situate thuhet të jetë skandaloze.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra