Kosova
Hoxha kërkon të përshpejtohet vendimmarrja për liberalizimin
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar në Strasburg, Igor Sholtes, Raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, dhe Eduard Kukan, eurodeputet nga Sllovakia, Kryesues i delegacionit të Parlamentit Evropian për Serbi si dhe përfaqësues i Grupit të partive të djathta, PPE, nga të cilët ka kërkuar përkrahje për liberalizimin e vizave.
“Kosova dhe qytetarët e saj, padrejtësisht është e privuar nga lëvizja e lirë, duke mbetur si i vetmi vend në rajon që nuk gëzon regjimin pa viza me vendet e zonës së Shengenit. Lëvizja e lirë do të rritë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë”, theksoi Ministrja Hoxha.
Sholtes ka inkurajuar punën e Ministres Hoxha dhe të Kosovës në tërësi, duke theksuar se shpreson që procedurat e mbetura për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, e që janë në nivel të BE-së, do të kryhen brenda afateve.
E Kukan theksoi se Ballkani Perëndimor është brenda strategjisë dhe planit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër? Fundi i vitit është vetëm disa ditë larg, dhe për shumicën e njerëzve në Zvicër kjo...
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër