Tematike

Në kuartalin e tretë kërkesat e azilit u zvogëluan për 24 për qind

Kjo është për 17.5 përqind më pak sesa intervalin e njëjtë kohor të vitin paraprak dhe më i ulti prej 2010. Parashikimi i shtetit është se deri në fund të vitit numri i kërkesave do jetë me 16.500.

Në nëntë muajt e parë të këtij viti kanë kërkuar 11.484 persona azil në Zvicër. Kjo është për 17.5 për qind më pak sesa në intervalin e njëjtë kohor të vitin paraprak dhe më i ulti prej 2010. Parashikimi i shtetit është se deri në fund të vitit numri i kërkesave do të jetë me 16.500, shkruan msn.com.

Kjo vjen si rezultat i reduktimit të emigrantëve ilegalë që vijnë nga Deti Mesdhe, si dhe bllokimi i korridorit ballkanik. Për të mos përfunduar këtë, vetëm në kuartalin e tretë kanë kërkuar azil 3664 persona, që është 23.6 për qind më pak se në intervalin e njëjtë të vitit paraprak.
Sa u takon vendeve të origjinës, në vendin e parë mbetet Eritreja (155), Turqia (113), Afganistani (111), Siria (107) dhe Irani (77), përcjell albinfo.ch.

Një pjesë e tyre janë pranuar sipas ndarjes proporcionale të Marrëveshjes së Dablinit.