Sport

Lara Gut u jep fund rrjeteve sociale…

Bashkëshortja e Velon Behramit, Lara Gut, ka hequr dorë nga rrjetet sociale. E ndodhur në qendër të vëmendjes përgjatë muajve të fundit, ku spikasnin fotografitë e saj me Behramin, ajo ka vendosur të fshijë akountet e saj në Tëitter dhe Instagram! Dhe sipas gjitha gjasave edhe atë të Facebook.

“Jeta ime private është ngacmuar (qesh). Gjithashtu instrumentalizohet të qëndrosh gjithmonë në qendër të vëmendjes me postimet në rrjetet socile ose çdo detaji mbi jetën tonë si çift, dhe kështu ndjenja e vërtetë mes nesh shpërfillet,” tha Lara Gut rreth vendimit të saj dhe kërkesës për të pasur më shumë privaci me të dashurin e saj shqiptar.