Teatër
Kosova sërish me pavijon të filmit në Tokio
Pas tregut të Berlinales, Cannes dhe American Film Market, ky është tregu i katërt ku Qendra Kinematografike e Kosovës prezenton industrinë e filmit kosovar në botë.
Kosova për herë të dytë të do të jetë pjesë e tregut të filmit “Japan Content Showcase – TIFFCOM 2018”, që është aleat i festivalit të madh “Tokyo International Film Festival”, njofton Qendra Kinematografike e Kosovës. Në njoftim thuhet se kjo është bërë e mundur në koordinim me Ambasadën e Kosovës në Japoni.
Pas tregut të Berlinales, Cannes dhe American Film Market, ky është tregu i katërt ku Qendra Kinematografike e Kosovës prezenton industrinë e filmit kosovar në botë.
“Japan Content Showcase është treg i madh i industrisë së filmit, TV-së, muzikës dhe animacionit, i cili mbahet nga 23 deri më 25 tetor 2018. Sivjet marrin pjesë 371 ekspozues, ndër ta 208 nga Japonia dhe 163 nga shtete tjera. Të pranishëm me pavijon janë edhe shtetet e Amerikës Latine, Rusia, Kazakistani, Libani, Lituania, India, Zvicra”, thuhet në njoftim.
Të ngjashme
Të tjera nga Teatër
E-Diaspora
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur