Shqipëria
“Bonevet”, tani edhe në Tiranë
“Bonevet” ka hapur edhe qendrën e saj në kryeqytetin shqiptar, Tiranë
Tirana ka tanimë një hapësirë të inovacionit dhe robotikës, ku fëmijët mund të edukohen për të nxitur kreativitetin dhe të mësojnë mbi inovacionin.
Fondacioni “Bonevet” pas shtrirjes së saj të suksesshëm në Kosovë, tashmë ka hapur edhe degën në Tiranë.
Në hapjen e qendrës së re ka marrë pjesë edhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.
“Ju njoftoj se kemi hapur ‘Bonevet’ në Tiranë, në bashkëpunim me ndërmarrësin Gazi Haxhija nga Tirana”, ka njoftuar themeluesi i saj, Vllaznim Xhiha për albinfo.ch.
“Bonevet” ka përkrahur shumë aktivitete për fëmijë në Kosovë dhe organizime të ndryshme, derisa tashmë ka filluar edhe shtrirjen në Tiranë.
“Iu bashkova dy miqve të mi, Vllaznim Xhiha dhe Gaz Haxhia, në hapjen e BONEVET TIRANA – një hapësirë krijuese për fëmijë, të cilët mësojnë mbi robotikën, kodimin, 3D print, dizajn softesh, animacion, mekatronike e plot aftësi të tjera për ekonominë e së ardhmes”, shkruan Veliaj në “Facebook”.
“Dua që në buxhetin e Bashkisë së Tiranës të vendosim një fond për t’iu bashkuar sfidës, e mandej ju mund ta vendosni vetë si do ta përdorni. Mund ta përdorni si bursa, mund ta përdorni për të shtuar kapacitetet, mund ta përdorni për të shtuar programet që ofroni, por duam që të jemi pjesë e një historie suksesi që lind sot. Na quani partnerë, jo vetëm me llafe, por edhe për të investuar në një risi që do transformojë Shqipërinë”, shtoi tutje i pari i kryeqytetit shqiptar.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj















