Kosova
Arrestohet zv.ministri Musa Cena për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Nën dyshimin për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare është arrestuar një zv.ministëri i Qeverisë së Kosovës.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e Zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Musa Cena dhe dy personave të tjerë për të njëjtën arsye. Zëdhënës i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i ka thënë KTV-në se policia ka arrestuar tre persona të involvuar në veprat penale ‘Marrje e Ryshfetit’ dhe ‘Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar, përcjell albinfo.ch.
“Ju informoj Policia e Kosovës pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar e të involvuar në veprat penale: Marrje e Ryshfetit dhe Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar sipas kodit penal te Republikës së Kosovës. Të dyshuarit duke vepruar në bashkëkryerje dyshohet se kanë marrë ryshfet nga pala e dëmtuar. Të gjitha veprimet tjera policore do të ndërmerren konform autorizimeve dhe rekomandimeve të organeve kompetente te drejtësisë”, ka thënë Hoxha.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës