Bota

Duka dhe dukesha e Sussexit, në ‘Bondi Beach’

E, vizita e çiftit mbretëror ishte e veçantë për ta. Duka dhe Dukesha përshëndetën publikun derisa bën gjiro përgjatë Bondi Beach.

Duka dhe dukesha e Sussexit, Harry dhe Meghan morën pjesë “Fluro Friday” në plazhin e famshëm australian ‘Bondi’. Vizita në këtë vend turistik u bë me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin mendor. Ngjarja e organizuar nga një skuadër e sërfit e quajtur ‘OneWave’ trajton çështjet e shëndetit mendor me organizime të shumta. E, vizita e çiftit mbretëror ishte e veçantë për ta. Duka dhe Dukesha përshëndetën publikun derisa bën gjiro përgjatë Bondi Beach.

Udhëtimi i Harry dhe Meghan përkon me Lojërat ‘Invictus’ në Sydney nga 20 deri më 27 tetor. Lojërat, të themeluara nga Princi Harry, mbahen paralelisht me ngjarjen ndërkombëtare për ushtarakët veteranë.