Shkurt.ch

Cyrih:Vaskë “Jacuzzi” në fushën e futbollit

Lojtarët kanë festuar fitoren pikërisht në vaskën të vendosur pranë fushës së futbollit “Letzigrung” të Cyrihut

Kjo ka ndodhur në Zvicër, ku ekipi i Grasshoppers-it ka lansuar, në nisje të ndeshjes me St Gallen, një ide tërësisht të re dhe sigurisht të ndryshme nga tribunat e nderit, në të cilat jemi mësuar të shohim tifozët VIP.

Dy tifozë të “karkalecave” kanë asistuar ndeshjen, të fituar nga Grasshoppers 3-1, por të futur në një vaskë “Jacuzzi” me hidromasazh, të vendosur në skajet e fushës së futbollit të “Letzigrung” të Cyrihut, raportojnë mediat italiane.

Dhe jo vetëm kaq: uji i vaskës, në skajet e të cilës ishin varur fanella të ndryshme të skuadrës së Cyrihut, ishte ngrohur në 36 gradë celcius, për të shmangur të ftohtin intensiv të mbrëmjes, teksa dy tifozët kanë mundur të përfitojnë edhe disa shishe birre, të ofruara nga klubi.

Për të kompletuar “paketën” e ofruar nga klubi, lojtarët kanë shkuar të festojnë fitoren pikërisht në vaskën pranë fushës.