Teatër

Vepra e shkrimtarit japonezë në skenën e një teatri shqiptar

“Historia e një burri në trekëndëshin tragjik të dashurisë, e sjellë në kontekstin e ditëve tona, do të mbajë të mbërthyer publikun artdashës”, ka thënë regjisori Bako.

Vepra e famshme e shkrimtarit japonez Yasushi Inoue, do të jepet për herë të parë para publikut shqiptar si dramatizim në skenën e një teatri. “Tri gra dhe Misugi” është premiera më e re që shfaqet në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me regji të Suela Bakos.

“Historia e një burri në trekëndëshin tragjik të dashurisë, e sjellë në kontekstin e ditëve tona, do të mbajë të mbërthyer publikun artdashës”, ka thënë regjisori Bako.

Rolet kryesore në këtë shfaqje do ti luajnë: Suela Bako, Romir Zalla dhe Anila Muçaj.