Literaturë
Mohikani i fundit i lirikës zvicerane Brechbühl fiton çmimin e madh “Naim Frashëri”
Isuf Sherifi e quan Beat Brechbühl si “mohikani i fundit i lirikës në Zvicrën lindore,” shkruan tagblatt.ch.
Poeti zviceran Beat Brechbuhl është fitues i çmimit të madh “Naim Frashëri” të Edicionit 22 të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Ky është vendimi i Jurisë së Festivalit i përbërë nga studjuesi i letërsisë, Prof. dr. Ymer Çiraku, poeti dhe kritiku Ndue Ukaj dhe poeti Isuf Sherifi. Gjithashtu, Drejtoria e Festivalit e ka shpallë Laureatin e sivjetshëm edhe Anëtar Nderi të Festivalit. FNP “Ditët e Naimit” mbahet prej 18 – 22 tetor 2018, në qytetin e Tetovës.
Botuesi dhe shkrimtari zviceran Beat Brechbühl është autor i një vargu të gjatë veprash letrare, të cilat, deri më sot përmbledhin 22 vëllime në: poezi, romane, tregime, si dhe libra për fëmijë. Kohëve të ndryshme, autori i kësaj krijimtarie të gjerë dhe me dimensione të larmishme zhanrore e stilistike, ka fituar disa çmime letrare të rëndësishme. Veprat e Beat Brehbühl janë botuar në shumë gjuhë të botës. Nga viti 1980, ai është drejtues i shtëpisë botuese “Waldgut” në Frauenfeld. Është anëtar i Shoqatës së Autorëve të Zvicrës.
Ky çmim për autorin zviceran vjen pas propozimit të anëtarit të jurisë Isuf Sherifiri, i cili e ka njohur prej kohësh shkrimtarin zviceran, shkruan albinfo.ch. Isuf Sherifi e quan Beat Brechbühl si “mohikani i fundit i lirikës në Zvicrën lindore.” Sherifi gjithashtu ka kontakte të ngushta edhe me lirikët tjerë të Zvicrës lindore: Ivo Ledergerber und Fred Kurer, Christine Fischer und Beat Brechbühl.
Në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” do marrin pjesë edhe shkrimtarë tjerë të njohur si Abdellatif Laabi nga Marokoja dhe Eva Lipska nga Polonia.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës