Tematike

Ushtria zvicerane padit firmën e njohur zvicerane Victorinox, ja arsyeja

Është një legjendë zvicerane: thika e oficerëve nga Victorinox. Secili ushtar duhet ta mbajë atë si pajisje - vetëm se taniushtria e ka paditur prodhuesin. Bëhet fjalë për të drejtat e autorësisë në SHBA, shkruan “Der Spiegel”.

Kompannia Victorinox është themeluar nga 1884 dhe prodhon akoma thika për familjarët. Prej 1891 ajo ka prodhuar thika edhe për ushtarët zviceranë – andaj në gjithë botën njihet si kompani e njohur që përfaqëson mirë helvetët. Megjithatë Victorinox ndodhet përpara Gjykatës dhe kjo për shkak të padisë të lëshuar nga Zvicra, përcjell albinfo.ch.

Arsyeja është emri i makrës “Swiss Military”, e cila Victorinox e ka regjistruar si emër në SHBA. Kompania nga kantoni Schwyz prodhon gjithashtu orë, valixhe dhe parfumë – por mbi të gjitha është e njohur për thikat e saj, veçanërisht ajo me emrin “Sackmesser” – thika e çantës.
Kjo kompani e cila ka prodhuar thika edhe për ushtritë tjera botëore, tashmë pritet të dalë në Gjykatë më së voni deri të premten – për t’u ruajtur nga padia e ushtrisë helvete pasi i është keqpërdorur emri i saj.