CH-Ballkani
Mesiç: Arkitektura e Europës është përmbyllur me pavarësinë e Kosovës
Në fund Mesic thekson se Franca dhe SHBA e kanë kuptuar rrezikun se çfarë do të thotë ndryshimi i kufijve. Ndryshimi i kufijve mund të mbështetet vetëm nga Rusia, e cila kërkon të legjitimojë aneksimin e Krimesë.
Kriza mes Serbisë dhe Kosovës mund të sjellë një luftë të re, thotë ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç, në një intervistë për “Der Standard”. Ai është shprehur kundër korrigjimit të kufijve në baza etnike.
“Vetë propozimi i tillë është gabim dhe nuk është ide e mirë, pasi arkitektura e Europës është përfunduar me pavarësinë e Kosovës. Gjithçka që ka të bëjë me ndryshimin e kufijve, do të sillte katastrofa deri te luftërat e reja”, tha Mesiç, duke shtuar se të gjithë luftërat në historinë e Europës kanë filluar si pretekst për të mbrojtur minoritetet e tyre kombëtare, por në fakt, qëllimi ka qenë për të fituar territore të reja.
Më tej njohësi i vjetër i politikës ballkanike shtoi se shembulli mes francezëve dhe gjermanëve duhet të ndiqet edhe nga shqiptarët dhe serbët – të jetojnë në një botë të hapur dhe ligje të ngjashme. Si shembull që sjell pasoja katastrofike të ndryshimit të kufijve Mesiç merr politikën e ndarjes së Bosnjë e Hercegovinës mes presidentëve Tuxhman dhe Milosheviç. “Kjo politikë ishte përgjegjëse për vrasje e 100 mijë personave në Bosnjë”, tha ai.
Në fund Mesiç thekson se Franca dhe SHBA e kanë kuptuar rrezikun se çfarë do të thotë ndryshimi i kufijve. Ndryshimi i kufijve mund të mbështetet vetëm nga Rusia, e cila kërkon të legjitimojë aneksimin e Krimesë.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’