Shkurt.ch
Në ankand, stofi i përgjakur i Mbretit Lui XVI
Në copën e stofit të rrobave mbretërore, me dimensione 9X13 centimetra, mund të lexohet: “Gjaku i çmueshëm i Lui XVI., 21 janar 1793”
Një pjesë e përgjakur e rrobave që i mbante veshur mbreti francez Lui XVI në çastin që i kishin hequr kokën, në vitin 1793, do të vihet për t`u shitur në ankand. Kjo do të ndodhë në shtëpinë e ankandeve Hotel Drouot, në Paris, më 3 prill të këtij viti.
Në copën e stofit të rrobave mbretërore, me dimensione 9X13 centimetra, është vendosur mbishkrimi i shkruar me dorë: “Gjaku i çmueshëm i Lui XVI., 21 janar 1793”.
Pas prerjes së kokës me gijotinë të mbretit Lui, shumë njerëz kureshtarë kishin provuar të siguronin “suvenire” nga ekzekutimi i tij, duke përvetësuar, mes tjerash edhe flokët e mbretit. Në mesin e këtyre gjësendeve janë gjetur pjesë stofi me gjakun e tij.
Veç stofit, në shitje do të jetë edhe një lidhëse argjendi e këpucëve të mbretit.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave