Tematike

SEM dorëzon mandatin për këshillim dhe përfaqësim juridik të refugjatëve

Zyra Shtetërore për Migracion në Zvicër (SEM) ia ka dorëzuar mandatin për këshillim dhe përfaqësim juridik të azilkërkuesve Qendrave Federale për Azil. Ligji i ndryshuar do hyjë në fuqi prej 1 marsit 2019, shkruan albinfo.ch.

Zyra Shtetërore për Emigracion në Zvicër (SEM) ia ka dorëzuar mandatin për këshillim dhe përfaqësim juridik të azilkërkuesve Qendrave Federale për Azil. Ligji i ndryshuar do hyjë në fuqi prej 1 marsit 2019, shkruan albinfo.ch. Nga kjo kohë kërkesa e azilantëve do shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar dhe informacionet rreth të drejtave të tyre do i mësojnë në këto qendra.

Përfaqësuesit juridik që vlejnë si persona të besuar do vendosen në qendrat e azilit dhe do angazhohen për azilkërkuesit minorenë. Këta persona të mbrojtjes juridike në Zvicrën perëndimore do jenë nga Caritas Schweiz, organizatat e Kishës Evangjeliste Zvicër do vendoset në rajonet e lindjes dhe veriperëndimit, kurse SOS Ticino do veprojë në Tessin dhe rajonin e Zvicrës qendrore.

Zvicra kishte parashikuar këto ndryshime rreth mandatit të kërkesave të azilit prej 18 korrikut 2018, pasi shiheshte si më efikas dhe më pak i kushtueshëm.