Fun

Party në Gjenevë me Dafina Zeqirin

Në diskotekën më të vjetër në Gjenevë, "Whiten’n Silver", në mbrëmjen e së premtës do të performojë këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri bashkë me artistë të tjerë, kryesisht të rrymes hip-hop dhe R&B

Diskoteka më e vjetër në Gjenevë ka kapacitet të limituara deri në 450 persona, thotë organizatori i kësaj mega mbrëmje shqiptare në Gjenevë, Alban Limani, i  njohur për organizimin e eventeve të mëdha në Kosovë.

Ai thotë se është hera parë që organizohet një manifestim i tillë në një diskotekë  në qendër të Gjenevës, dhe po ashtu është hera parë që organizon një mbrëmjë të këtill në Zvicër.

„Shqiptarët zakonisht organizojnë manifestime për festa të ndryshme në objekte të komunave në periferi të qytetit. Është hera e parë që organizohet një event në qendër të qytetit “, thotë Limani

Shqiptari nga Prishtina i migruar në Gjenevë thotë se kjo mega mbrëmje nuk lidhet me festat e marsit porse janë të mirëseardhur të gjithë të në mbrëmjen e organizuar të  „Riviera Events“ .

24-vjecari udhëheq me firmen „Riviera Events“ në Montreux, që merret me organizimin e koncerteve të mëdha. Limani ishte bashkë organizatori i koncertit të Unikkatilit në Prishtinë dhe po ashtu të rap këngëtarit të njohur amerikan “The Game”.

„Mega Albanien Party“ fillon nga ora 22, në diskotekën „Whiten’n Silver“ ndërsa albinfo.ch është sponzor medial.