E-Diaspora
E provoi edhe rastin e fundit në Francë, kufoma e Izedinit do të kthehet në Shkodër
Izedini vdiq më 4 tetor, 4 ditë pas mbërritjes në tokën franceze. Një fond për financimin e riatdhesimit të trupit të tij ishte inicuar nga "Solidarité migrant" në Moselle. Qëllimi u arrit shumë shpejt, shkruajnë mediat franceze, përcjell Albinfo.ch
I paralizuar, diabetik, Izedini e provoi rastin e tij të fundit përmes operacionit në Francë. Por 4 ditë pas mbërritjes së tij, ai vdiq. Duke i falënderuar Shoqatës “Solidarité migrant” në Moselle dhe një fondi të iniciuar në rrjetet sociale, riatdhesimi i kufomës së tij është i sigurt.
Izedini dhe bashkëshortja e tij kishin shpresa për të gjetur në Francë një dritë të vogël në fund të tunelit. I distancuar nga jeta, i paralizuar, duke vuajtur nga forma më e rëndë e diabetit, njofton më tej Albinfo.ch.
Por, fati e deshi më ndryshe: Shkëlqimi i tij u shua pak ditë më parë, në një shtrat të spitalit Bel-Air, pak para një operacioni. I dobësuar në masë të madhe, ai nuk mbijetoi dhe e la bashkëshorten e tij, të vetmuar, të vendosur për ta kthyer në vendlindjen e tij.
Kur mbërritën në fillim të tetorit, Moselle ua kishte hapur krahët. Duke lënë Shkodrën, çifti shqiptar arriti në Metz, ku ata hasën në vëmendje dhe ndjeshmëri me vullnetarët e “Solidarité migrant” Moselle.
Këtu, ua dëgjuan fatin e tyre, realitetin e tyre, jetën e tyre të përditshme. “Qasja në përkujdesje, për shembull, është e ndryshme nga ne, çdo veprim paguhet”, thotë Sandrine Worms, nga shoqata. “Ne iu gjetëm një hotel në Thionville. Kujdestaria 115 urdhëroi një strehë emergjente”.
Një çati e përkohshme mbi kokë, hospitalizimi i planifikuar: Retë po largoheshin nga horizonti. Dy ditë më vonë, ai ishte në Bel-Air. “Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua me shpejtësi të madhe. 36 orë më vonë, ai vdiq”, rrëfen përkujdesësi që po mbante njërin sy dashamirës mbi të vejën, shkruan më tej Albinfo.ch.
“Duhej të mendonim shumë shpejt për financimin e riatdhesimit të trupit të Izedinit në Shkodër. Ne i aktivizuam lidhjet tona dhe vendosëm në internet një apel për ndihmë”, thotë Sandrine Worms.
Shumë shpejt u arrit objektivi prej 2700 eurosh. Në të njëjtën kohë, edhe imami i Jarny u angazhua në këtë drejtim. Ai mori përgjegjësinë për mbledhjen e donacioneve, nga shoqatat që mobilizohen për bamirësi. “Po, është një zinxhir solidariteti që është ngritur, midis njerëzve që nuk e njihnin njëri-tjetrin, me ne si ndërlidhës”, thotë një vullnetar. “Madje kemi pasur donacione edhe nga refugjatë”.
Sigurisht sasi të vogla, por që kanë kontribuar gjithashtu në këtë moment bujarie.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra