Kosova
AKR-ja shkarkon ministrin Bejtush Gashi
Bejtush Gashi bëhet ministri i katërt i shkarkuar i qeverisë Haradinaj, pasi u shkarkua nga kjo pozitë me kërkesë të partisë së tij, AKR-së. Sekretari Organizativ i kësaj partie, Rrahim Pacolli, ka konfirmuar shkarkimin e tij.
“Ne si AKR kemi bërë kërkesë për shkarkimin e ministrit. Tash varet nëse e miraton këtë qeveria. Kjo po bëhet për shkak të performancës. Çdo ministër i AKR-së duhet të bëjë më shumë punë në të mirë të qytetarëve”, ka thënë Pacolli.
Vendin e Gashit, në krye të Ministrisë së Brendshme, pritet ta zë Ekrem Mustafa nga Ferizaj, ka konfirmuar deputeti i kësaj partie, Labinot Tahiri. Mustafa është nënkryetar i degës së AKR-së në Ferizaj.
Bejtush Gashi u emërua ministër i Brendshëm më 13 prill, pas shkarkimit të Flamur Sefajt nga kryeministri Ramush Haradinaj, pas skandalit të dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova. Gashi bëhet ministri i tretë i shkarkuar nga radhët e AKR-së, pasi ishte shkarkuar edhe ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj.
Haradinaj gjithashtu ka vendosur që MMPH-në t’ia besoj Fatmir Matoshit i cili deri më tani roli i tij ishte Ushtrues Detyre në po të njëjtën ministri.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra