Shqipëria
Tirana, ndër qytetet me dendësinë më të madhe në botë
Tirana është qyteti i 24-të në botë për dendësinë e popullsisë për kilometër katror
Migrimi i brendshëm i popullsisë e ka shndërruar Tiranën në një nga qytetet me dendësinë me të madhe të popullsisë për kilometër katror në botë.
Sipas të dhënave të INSTAT ne publikimin për statistikat e rajoneve 2017, qarqet si Tirana, Durrësi dhe Vlora gjatë vitit 2017 kanë pësuar rritje të numrit të tyre të popullsisë, ndërkohë që qarqet e tjera vazhdojnë të kenë një rritje negative.
Qarku i Tiranës i cili përfshin edhe kryeqytetin e Shqipërisë ka dendësinë më të lartë me 529 banorë për km2, ose pesëfishin e mesatares. Duke ju referuar të dhënave të Kombeve të Bashkuara, të publikuara në “Wikipedia”, Tirana është qyteti i 24-të në botë për dendësinë e popullsisë për kilometër katror. Qyteti me dendësinë më të madhe të banorëve për kilometër katror në botë është Macau në Kinë me 20 mijë banorë për kilometër katror dhe më pas Monaco me rreth 19 mijë banorë për kilometër katror, shkruan ‘monitor’.
Në Shqipëri qarku i dytë me dendësinë më të lartë është Durrësi me 375 banorë për km2 ndjekur nga qarku i Fierit me 159 banorë për km2, përcjell albinfo.ch.
Dendësia e popullsisë në mes të vitit 2017 është 100 banorë për km2, vlerë e cila ka pësuar ndryshime shumë të vogla në pesë vitet e fundit. Shpërndarja e dendësisë sipas qarqeve tregon se vetëm 3 qarqe kanë dendësi mbi 150 banorë për km2.
Popullsia e Shqipërisë ka ardhur duke u zvogëluar pas vitit 2001, ky trend vazhdon edhe në vitet në vijim, por ritmi i rënies së saj ka ardhur duke u zvogëluar. Pavarësisht rënies së popullsisë gjithsej, nuk mund të përgjithmonë këtë fakt për të gjithë qarqet.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra