Tematike

Ligji i ri, një qasje ndryshe ndaj diasporës

Në takim u bisedua për dinamikën e punëve në hartimin e projektligjit për diasporën, ndërsa të gjithë antarët e Ministrisë së Diasporës, vlerësuan rolin e madh të diasporës në zhvillimin e sferave të ndryshme në Kosovë.

Pasditen e së shtunës, sapo kanë përfunduar Konsultimet Publike për Projekligjin për Diasporën në Zvicër, të organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike pranë Qeverisë së Kosovës. Në këtë tubim ishin të pranishëm dhjetëra bashkatdhetarë, të cilëve iu drejtuan shkëlqesitë, ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër, zonja Nazane Breca, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Zvicër, zotëri  Ilir Gjoni si dhe antarët e Ministrisë së Diasporës të udhëhequr nga zëvendësministri Afrim Bekteshi, informon Albinfo.ch.
Në takim u bisedua për dinamikën e punëve në hartimin e projektligjit për diasporën, ndërsa të gjithë antarët e Ministrisë së Diasporës, vlerësuan rolin e madh të diasporës në zhvillimin e sferave të ndryshme në Kosovë.

Një brengë e madhe e tyre ishte shmangia e një asimilimi të heshtur që po i kërcënohet diasporës shqiptare dhe bashkëpunimi me faktorët edukativo-arsimorë për të ndikuar në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, informon më tej Albinfo.ch. Një tjetër propozim ishte edhe krijimin e një programi për diasporën, në kuadër të transmetuesit publik.

Nga ana tjetër, gjithashtu u theksua se Kosova ka nevojë për përvojën e diasporës, për të ndihmuar në ripërtëritjen e dhe funksionalizimin më të mirë të shërbimeve institucionale.

Pas njoftimit të pranishmëve me mbarëvajtjen e Projektligjit për Diasporën, pas pëfundimit të fjalëve hyrëse të antarëve të Ministrisë së Diasporës, nga ana e të pranishmëve u zhvillua edhe një debat konstruktiv në lidhje me mangësitë e projektligjit, propozime të reja për ndryshim të disa drafteve etj.

Në takim ka qenë prezent edhe zv.ministri Afrim Bekteshi, i cili kërkoi qasje tjetër të diasporës ndaj Kosovës.

“Pavarësisht situatave të caktuara, sonte po kërkoj nga ju të ndryshojmë qasjen për Kosovën, Republikën tonë, e cila ka nevojë për një qasje të re edhe nga diaspora” – ka thënë me këtë rast, zv. ministri i diasporës Bekteshi.