Shqiptarët që ndajnë drejtësinë në Zvicër
Eksperti juridik nga Maqedonia, me botim të ri për shqiptarët në Zvicër
I pavarur që para dy vitesh, me këtë libër ai iu adresohet rreth 250 mijë shqiptarëve që jetojnë në Zvicër
“Zvicra dhe ligjet e saj, shembuj konkretë dhe këshilla praktike”, kështu titullohet libri i destinuar për të ndihmuar popullatën shqiptare, që sa më mirë ta kuptojë sistemin juridik zviceran.
“Helvetizmi dhe federalizmi zviceran janë vështirë për t`u kuptuar, sidomos për personat migrantë, të cilët në Zvicër janë vendosur viteve të fundit, apo edhe më herët”, ka pohuar juristi shqiptar nga Maqedonia, Lirim Begzati, i vendosur që 25 vjet në Kantonin e Neuchatelit, një kuadër kantonal me përvojë në kohezionin multikulturor, transmeton TV “Canal Alpha”, shkruan albinfo.ch.
I pavarur që para dy vjetësh, me këtë libër ai iu adresohet rreth 250 mijë shqiptarëve që jetojnë në Zvicër.
“Mund të flasim për një dimension, i cili flet për aspektin e sistemit juridik të punës. Unë kam evokuar gjithashtu çështjen e vlerës dhe principet e shoqërisë tonë të pranimit. Në shoqërinë tonë aktuale nuk mund të jemi optimistë, në nivelin e kohezionit social të integrimit, nëse nuk i privilegjojmë përparësitë, komunikimet dhe mirëkuptimet”, ka deklaruar Lirimi.
Me një përmbajtje prej 220 faqeve dhe i ndarë në 14 kapituj, në përbërjen e tij, ky libër përfshin disa nga rregullat kryesore dhe aktualitetet e sistemit zviceran të të drejtave dhe detyrimeve, njofton më tej albinfo.ch.
Objektivi i këtij punimi është pra që, nëpërmjet një forme kristalizimi dhe vështrimi përmbledhës, t’i prezantojë dhe analizojë, në gjuhën shqipe, disa nga temat më të rëndësishme juridike, me të cilat, ballafaqohet më së tepërmi, jo vetëm mërgata jonë në Zvicër, po edhe më gjerë.
Ky libër përfshin së paku dy fushëveprime, ku përveç shpalosjes së disa koncepteve teorike, një qasje e veçantë i përkushtohet edhe gërshetimit në mes të rregullave juridike ekzistuese, shembujve konkretë dhe këshillave praktike.
Ky botim pedagogjik e joshkencor mund të blihet për 25 franga te botuesi “Stämpfli” në Staempfliverlag.com në Bern.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqiptarët që ndajnë drejtësinë në Zvicër
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025