Kuriozitete
Gruaja që shpenzoi 18 milionë dollarë në një dyqan luksi
Ajo ka shpenzuar mesatarisht 5000 dollarë në ditë te ai dyqan, ose rreth 18 milionë euro në total
Pasi shpenzoi 18 milionë euro në një dyqan të vetëm luksi brenda 10 vitesh, (mesatarisht 5000 euro në ditë) autoritetet i kërkojnë asaj dhe bashkëshortit që të vërtetojnë pasurinë, përndryshe do të humbasin edhe shtëpinë 20-milionë-dollarëshe në Londër.
Zamira Haxhijeva është bashkëshortja e Xhahangir Haxhijevit, ish drejtor i Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit. Ai u arrestua në vitin 2016 dhe u dënua me 15 vite burg për mashtrim dhe përvetësim të paligjshëm të fondeve. Gjykata i kërkoi të kthejë 39 milionë dollarë, transmeton “TCH”.
Shtatë vite më parë, një kompani “offshore” bleu shtëpinë 20 milionë dollarëshe pranë dyqanit luksoz “Harrods”, në emër të bashkëshortes së Haxhijevit.
Ajo ka shpenzuar mesatarisht 5000 dollarë në ditë te ai dyqan, ose rreth 18 milionë euro në total. Një ditë, sipas hetimeve, kishte shpenzuar rreth 200 mijë euro në parfume, stoli e ora dore. Të nesërmen ishte kthyer për blerë 2000 euro verë. Ajo kishte dy vende parkimi të garantuara te Harrods, përcjell albinfo.ch.
Zamira ka deklaruar në gjykatë se është e pafajshme, dhe se ajo e bashkëshorti po kthehen në viktima të një padrejtësie të madhe.
Avokatët thonë se bashkëshorti i saj është dënuar vetëm sepse nuk ka rënë dakord me politikanët e korruptuar në Azerbajxhan, ndaj i kanë kërkuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që ta marrin në mbrojtje.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025