CH-Ballkani
Buka që hanë shqiptarët përbëhet nga 9 kimikate të rrezikshme të ndaluara në BE
Proteina në grurin serb arrin në 11%. Në miell është shumë më e ulët, shkon në 10.5%, që është standardi i tagjisë për kafshët
Kontrolli ushqimor në Shqipëri nuk ekziston në terma aktivë, sepse paratë i marrin çdo fillim muaji si institucion.
Në një hetim ushqimor të kryer në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi e Malin e Zi, nga Organizata Botërore e Ushqimit, rezulton se proteina në miellin që përdoret për bukë përbëhet nga 9 përbërës kimikë, të cilët në vendet e BE-së janë të ndaluar kategorikisht në çdo zinxhir ushqimor, raportojnë mediat shqiptare.
Pra, përveçse me miell serbo-rus të prodhuar para 30-40 vitesh që përdorej si tagji për kafshët, buka në Shqipëri prodhohet me 9 përbërës kimikë, shkruan gazeta Dita.
Këto proteina janë lejuar me Udhëzim Nr.15, datë 20 tetor 2014, të ish-ministrit Edmond Panariti, përcjell albinfo.ch.
Proteina në miellin që përdoret për bukë është një shqetësim i ngritur nga më shumë se dy vjet, meqë standardet e prodhimit të miellit nuk ishin ndryshuar që nga koha e komunizmit. U kërkua rritja e standardit të cilësisë së miellit (niveli i proteinave ishte 7%) dhe u vendos që standardi i proteinës të jetë 12%.
Proteina në grurin serb arrin në 11%. Në miell është shumë më e ulët, shkon në 10.5%, që është standardi i tagjisë për kafshët.
Që ta nxjerrin miellin më të bardhë, ulin rrezen dhe gjitha vlerat ushqimore ikin gjatë këtij procesi.
Sikur të mos mjaftonte ky miell, prodhuesit e bukës, për të fituar edhe më shumë, po përdorin “armë” tjera, me të cilat manipulojnë formën, strukturën, përbërjen, cilësinë, rezistencën dhe ngjyrën e bukës, për të joshur konsumatorin.
Një kopje e këtij hetimi u dorëzua në fillim të muajit shtator 2018, edhe në zyrën e kryeministrit Edi Rama.
Në pjesën për Shqipërinë hetimi konstaton fakte, që sipas ekspertëve, përbëjnë “krim ushqimor masiv”.
Sipas të dhënave, 60%-70% e bukës në Shqipëri, prodhohet me miell gruri serbo-rus, prodhim i viteve 1988-1992, pa asnjë vlerë ushqimore dhe i infektuar me virusin “Coli Bacil”, manipuluar me disa larje, aromatikë e përbërës proteinik kimik.
Ky miell kancerogjen, tregtohet vetëm në Shqipëri, Bosnjë, Veriun e Kosovës dhe vendet e Botës së Tretë, megjithëse ndalohet të hidhet në treg për konsum njerëzor.
Mirëpo, sipas hetimit të OBU, tregtarë të lidhur me zyrtarë të lartë në Shqipëri, kanë lejuar një ‘shteg”, për importin e këtij gruri e mielli, në tregun shqiptar.
Si pasojë buka në Shqipëri, prodhohet (manipulohet) me 9 përbërës kimikë, të cilët në vendet e BE, janë të ndaluar kategorikisht, në të gjithë zinxhirin ushqimor të produkteve me “brumra”.
Më poshtë substancat e rrezikshme kimike, që përdoren në bukën shqiptare, të ndaluar nga BE
FOSFAT NATRIUMI – E – 339
FOSFAT KALIUMI – E – 340
E-341 FOSFAT KALCIUMI – E – 341
KLOR – E-925
DIOKSID KLORI E-926: Zbardhues, mutagjen që krijon elementë kancerogjen
AGENE (triklorid azotike): Agjent zbardhues i bukës, shkakton çrregullimeve neurologjike (eksperimentuar tek qeni, macja, gomari)
AZODIKARBONAMID: Agjent e zbardhues, dënton furmëmarjen e rregullt, krijon hapësira për efekte bronkiale dhe acarim të “Traktit gastrointestinal”, me pasoja diare të shpeshta, dëmtim në veshka dhe aktivizim të sistemit endokrin (hypofunksioni) tiroidet, ndaluar kategorikisht në Evropë, Australi, Singapor.
PEROKSID BENZOYL: Agjentë zbardhues, eviton qullosjen e bukës
924 Bromati kaliumi : Agjentë zbardhues, shkaktojë dëmtime e dhimbje në stomak dhe diare, zhduk vitaminën “E” në miell.
Në veçanti bromati i kaliumit krijon fiktivisht bukë “origjinale”, me pasoja kancerogjene. Përdorimi i tij në bukë e prodhime brumi është veprim kriminal.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra