Kosova
93 helmeta vendosen te Qeveria, për ata që vdiqën në vend të punës
93 helmeta për rastin e çdo të vdekuri në vendin e punës, janë vendosur në rrethojat e ndërtesës së Qeverisë. Me moton: “Ndërtesat janë tuajat, jeta është jona”, organizata joqeveritare “Beyond the Wall” ka protestuar pas rasteve të shumta të vdekjeve në vendin e punës.
Protestuesit janë nisur nga sheshi “Zahir Pajazit”, për të vazhduar deri te ndërtesa e Qeverisë me 93 helmeta për rastin e çdo të vdekuri në vendin e punës. Kushtrim Ahmeti, organizator i protestës, ka thënë se secili rast që zbardhet, helmeta largohet nga rrethojat e Qeverisë, përcjell albinfo.ch.
“Këto 93 helmeta do të shtohen në qoftë se ka numër tjetër të vdekjeve në vendin e punës, për secilën vdekje të re, do të shtohet një helmetë me numër të ri, e nëse zbardhet, do të hiqet një helmetë”, ka thënë ai.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se ndonëse kanë ofruar zgjidhje për zvogëlimin e vdekjeve të punëtorëve, qeveria nuk është interesuar për këtë çështje.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve Sipas udhëzimeve, pensionet e të vejave nuk do të ndërpriten më kur fëmija më i vogël...
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent