Shkurt.ch

Japonezja Misao Okawa, gruaja më e vjetër në botë

Japonezja ka siguruar rekordin me 114 vjeç, duke hyrë në librin botëror “Guinness” si gruaja më e moshuar në botë

Organizata botërore ka njohur zyrtarisht rekordin e pleqërisë, duke i dorëzuar çmimin japonezes Okawa në qendrën për të moshuar në qytetin Osaka. 

Okawa u lind më 5 mars 1898, ndërsa e marta e javës së ardhshme është ditë e veçantë, ngase ajo feston ditëlindjen e 115-të. 

Ajo veçoi si faktor për jetëgjatësinë ushqimin e mirë. Zyrtarisht personi më i vjetër në botë është 115-vjeçari Jiroemon Kimura nga Kyoto. Ai ka lindur më 19 prill 1897.