CH-Ballkani
Dodik do të komunikojë me Skype me dy kolegët e presidencës – Komsic dhe Xhaferovic
Covic i cili ka pranuar humbjen, ka arsyetuar se “boshnjakët nuk mund të legjitimojnë përfaqësuesit kroat, kjo është rruga e padrejtë, nuk është europiane”.
Të dielën e kaluar u mbajtën zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe kantoniale në Bosnjë e Hercegovinë. Kandidati nacionalist kroat, Dragan Covic (HDZ), ka pësuar shpartallim. Ai fitoi bindshëm gjatë 2014, ku edhe atëherë kandidonte për përfaqësim në presidencën me tri koka. Tashmë në këtë pozitë është zgjedhur shefi i partisë Fronti Demokratik, Zeljko Komsic. Ai vlen si përfaqësues i të gjithë boshnjakëve, ai nuk mendon kombëtarisht, por ka bindje socialdemokrate, shkruan “Der Standard”, përcjell albinfo.ch.
Covic, i cili ka pranuar humbjen, ka arsyetuar se “boshnjakët nuk mund të legjitimojnë përfaqësuesit kroatë, kjo është rruga e padrejtë, nuk është europiane”.
Si përfaqësues boshnjak fitoi juristi Sefik Xhaferovic, nga partia SDA, pak mbi socialdemokratët e Denis Becirovic. Në krahasim nga 2014, partia e SDA fitoi bindshëm më pak vota. Ky është sinjal se socialdemokratët mund të fitojnë ndaj partive të cilat mendojnë vetëm kombëtarisht.
Si përfaqësuesi serb i presidentës fitoi Milorad Dodik, i cili në fakt kërkon shpërbërjen e Bosnjës dhe pavarësinë e Republika Srpska. Tani ai fitoi për të “përfaqësuar” Bosnjën.
“Ivanicin nuk e ndihmuan as votat myslimane nga diaspora”, tha Dodik gjatë festës së fitores. Ai mendonte se “fitorja është e pastër si loti”. Dodik nuk udhëtoi për në Sarajevë, ku është edhe presidenca shtetërore – por do dërgojë një përfaqësues atje ose do të komunikojë me Skype me dy anëtarët e tjerë të presidencës.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra