Lifestyle
Rita Ora thyen rekordin 30-vjeçar në Britani
Rita Ora, me këngën e fundit “Let you love me”, thyen kështu një rekord të mbajtur prej 30-vjetësh
Kanë mjaftuar vetëm 6 vjet që nga 2012 kur Rita Ora, këngëtarja shqiptare, të hyjë në historinë e muzikës britanike, duke u bërë si këngëtarja me më shumë këngë “single” në dhjetë vendet e para të klasifikimit muzikor zyrtar të muzikës, UK Charts.
Rita Ora, me këngën e fundit “Let you love me”, thyen kështu një rekord të mbajtur prej 30-vjetësh, duke kaluar rekordin e ikonës së muzikës britanike Shirley Bassey.
Rita Ora do të nxjerrë albumin e saj më të ri “Phoenix” në fund të nëntorit, ndërkohë që nga qershori i vitit të kaluar pesë nga këngët e saj kanë qenë çdo herë në dhjetë këngët më të mira të klasifikimit të këngëve më të mira në Britani, të njohur si UK Charts, transmeton “TCH”.
Në një zhvillim tjetër, këngëtarja me origjinë shqiptare, sipas The Sunday Times të Londrës, bashkë me yje të tjerë të muzikës vendase si Ed Sheeran, Bob Geldof, Sting e etj i kanë dërguar një letër kryeministres britanike Theresa May, ku e paralajmërojnë për rrezikun e Brexit ndaj industrisë muzikore britanike, duke filluar nga turnet muzikore, shitjet, dhe legjislacioni për të drejtën e autorit, përcjell albinfo.ch.
Vitin e kaluar, industria britanike e muzikës pati një rritje prej 10 përqind, duke kapur shifrën e 92 miliardë funteve. Në letrën drejtuar Theresa May, ata paralajmërojnë se aksesi ndaj muzikës britanike do të zbehet duke e shndërruar atë në një “burg kulturor”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit