Jeta në Zvicër

“Ikea”, së shpejti jep mobile me qira në Zvicër

Nëse nuk keni para, së shpejti do të keni mundësi të merrni me qira mobile në “Ikea”. Kjo e bën më fleksibël, por në fund të fundit, mund të dalin më shtrenjtë.

Së shpejti, mund të merrni me qira mobilje nga “Ikea”. Kjo është ajo që CEO i “Ikea”, Jesper Brodin, thotë për “NZZ am Sonntag”. Oferta ka për qëllim kryesisht te njerëzit, jetesa e të cilëve mund të ndryshojë shpejt, siç janë studentët, emigrantët apo familjet.

Kompania është duke punuar intensivisht në konceptin, konfirmoi një zëdhënës nga “Ikea” në Zvicër. Kur saktësisht do të nisë oferta në fjalë, nuk ka treguar ende.