Kosova

Vidhen pjesë të urës në Kaçanik me vlerë mbi 27 mijë euro

Pajisje me vlerë prej 27 mijë e 132 euro janë vjedhur gjatë ditës së djeshme në Kaçanik.

Sipas policisë, materialet e vjedhura i përkisnin konstruktimit të urave.

Dy personat e dyshuar të cilët janë arrestuar kishin punuar në sigurim të kompanisë që bënte ndërtimin e urës.

Dy të arrestuarit pasi janë intervistuar janë dërguar në mbajtje.