Shkurt.ch

Rekord: 58 orë, 53 minuta, 58 sekonda, puthja më e gjatë

Për herë të dytë një çift tajlandez ka thyer rekordin botëror për puthjen më të gjatë.

44-vjeçari Ekkachai Tiranarat dhe gruaja e tij 33-vjeçare, Laksana, ishin puthur pa ndërprerë  58 orë e 53 minuta e 58 sekonda, në një garë puthjesh të organizuar për Shën Valentin.

Lajmi u bë i ditur të premten nga organizatorët e kësaj gare në vendpushimin bregdetar Pattaya, në jug tëBangkok-ut. 

Rekordi i  mëparshëm botëror kishte zgjatur 50 orë e 25 minuta. Fituesit kanë marrë një çmim prej 3000 mijë frangash dhe dy unaza diamanti.

9 çifte kanë garuar për puthjen më të gjatë që duhet të zgjaste më shumë se 50 orë e 25 minuta.

Maratonës në puthje i ishte bashkuar edhe një çift i të moshuarve, përkatësisht 74 dhe 72 vjeç.

Gjithashtu puthjen e gjatë e kishte provuar dhe një një çift homoseksualësh.