E-Diaspora
“Nëntori i Ftohtë”, sot premierë në Festivalin e Cyrihut
Premiera në Cyrih shfaqet të hënën më 1 tetor në kinemanë “Arthouse Piccadilly”, në Cyrih dhe vazhdon në “Riffraff 1” më 2 tetor
Për herë të parë në Festivalin e Filmit në Cyrih është ftuar filmi shqiptar “Nëntor i Ftohtë” në konkurrencën filmi i huaj më i mirë.
Ky film vjen në Cyrih menjëherë pas paraqitjes që do të ketë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit San Sebastian në Spanjë, prej 21 deri më 30 shtator 2018.
Në Spanjë, publiku ka patur një reagim shumë të ngrohtë duke e duartrokitur gjatë premierën e filmit ndërkohë që ky është filmi i parë nga Kosova në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të San Sebastianit, një festival ndërkombëtar tejet i rëndësishëm dhe i kategorisë A.
Festivali është i Kategorisë A dhe hyn në dhjetëshen e festivaleve më të mëdha në botë, shkruan albinfo.ch.
“Atje jemi në konkurrencë zyrtare për çmimin „Best New Director“ (Regjisori i ri më i mirë). Menjëherë pas San Sebastianit, marrim pjesë në ‘Cyrih Film Festival’”, është shprehur aktori Fatmir Spahiu për albinfo.ch.
Ai gjithashtu është pjesëmarrës në këtë film i cili do të shfaqet në festival gjatë datave 27 shtator- 7 tetor.
Edhe regjisori i filmit Ismet Sijarina ka shkruar në lidhje me konkurrencën në festivalin e filmit zviceran, shkruan Albinfo.ch.
“Në konkurrencë me filmat më të dëshmuar në botë këtë vit, (fituesit e Sundance, Cannes, Berlin etj) Cold November do të provoj të lë gjurme në Zurich Film Festival, duke mbajtur kontinuitetin e suksesit te filluar rishtazi të filmit kosovar”, ka shkruar Sijarina.
Tematika e filmit të regjisorit “Nëntori i ftohtë” është një ngjarje e cila zhvillohet në fillim të viteve 90-të, në kohën e Qeverisë Jugosllave e cila e anuloi autonomin e Kosovës, shpërndau parlamentin dhe mbylli Televizionin Publik të Kosovës.
E gjitha jeta institucionale në atë kohë bërë që shumica e qytetarëve asaj gjendje t’iu përgjigjen me demonstrata paqësore. Gjatë kësaj kohe, personazhi i filmit Fadili i cili punon si arkivist i duhet të zgjedh në mes dy opsioneve, shkruan Albinfo.ch.
Filmi shfaqet në kinematë e Cyrihut gjatë muajit tetor. Premiera në Cyrih shfaqet të hënën më 1 tetor në kinemanë “Arthouse Piccadilly”, në Cyrih dhe vazhdon në “Riffraff 1” më 2 tetor. Në kinemanë “Corso 2” shfaqet më 5 tetor dhe të dielën më 7 tetor në “Filmpodium”.
Filmi shqiptar “Nëntor i Ftohtë” vjen në Festivalin e Filmit në Cyrih
Ky film qysh tani ka tërhequr vëmendjen e adhuruesve të filmit, jo vetëm për faktin që deri më tani nuk është prezantuar asnjë film shqiptar në këtë festival, por për dramën e rëndë të atyre viteve të shqiptarëve nën pushtetin jugosllav. Në faqen zyrtare të festivalit të filmit, “Nëntor i Ftohtë“ apo “Cold November” siç prezantohet në rubrikën e filmave më të mirë të huaj, përshkruhet Kosova e fillim viteve 90-ta.
Prej yjeve hollivudiane, aktori i njohur Jonny Dep, ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë festival, i cili pas Locarnos, është festivali më i madh i filmit në Zvicër.
Filmi “Nëntor i Ftohtë”, është produksion i shtëpive filmike “Thumbs Up” dhe “Buka” në bashkëprodhim me Albasky Film, Audiohaus dhe Ikonë. Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.
Në rolet kryesor paraqiten aktorët: Kushtrim Hoxha, Fatmir Spahiu Bufi l, Adriana Matoshi, Emir Hadzihafizbegoviq, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli. Skenarin e kanë shkruar Arian Krasniqi e Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie: Sevdije Kastrati. Montazher: Vladimir Pavlovski; muzika: Jericho; producent: Fatmir Spahiu. Regjia: Ismet Sijarina.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra