Sport

Ajeti, gol dhe asistim për Baselin

Albian Ajeti ka shënuar tre gola dhe tre asistime këtë sezon

Baseli nuk është në formë aspak të mirë këtë sezon, dhe ish-kampionët e Zvicrës nuk po arrin t’i këndellë as sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, shkruan albinfo.ch.

Baseli ka barazuar 2:2 me Luganon, ku në dy golat e Baselit ka pasur ndikim Ajeti.

Ai fillimisht asistoi për Zuffin në minutën e nëntë, derisa në minutën e 50-të, ai shënoi për 0:2. Megjithatë, Lugano nuk dorëzohet dhe në fund barazon në 2:2. Për Luganon në çastet e fundit luajti edhe Eris Abedini. Taulant Xhaka luajti 90 minuta për Baselin.

Baseli renditet në vend të tretë me 15 pikë, gjashtë me shumë se Lugano në pozitën e tetë.

 

Pas pesë humbjeve, Sioni ka mundur Luzernin 3:1, ku për Sionin, Ermir Lenjani asistoi në golin e dytë.

Për Sionin në pjesën e dytë u inkuadrua Pajtim Kasami, kurse Idiz Voca ishte titullar për Luzernin, derisa Shkëlqim Demhasaj hyri në minutën e 80-të.

Ndërkohë, Zurich luajti pa gola ndaj Xamaxit. Në këtë ndeshje u paraqitën edhe disa futbollistë shqiptarë. Arbenit Xhemajli dhe Arbnor Fejzullahun luajtën për Xamaxin, derisa Tomi Domgjoni, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli për Zurichun.