Bota

Ndalohet përdorimit i telefonit gjatë drejtimit të biçikletës

Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të biçikletës së shpejti do të jetë i ndaluar në Holandë, ku është e zakonshme të shohësh çiklistë duke biseduar me orë të tëra me celular, një praktikë e cilësuar shumë e rrezikshme pas një rritje të konsiderueshme të aksidenteve.

“Është i ndaluar përdorimi i aparateve gjatë drejtimit të çdo mjeti (përfshirë biçikletat)”, deklaron qeveria në një tekst të publikuar.

Projektligji pritet të miratohet nga Dhoma e Ulët dhe do të hyjë në fuqi më 1 korrik 2019, transmeton ‘ATSH’.

Në Holandë, një gjobë prej 230 euro zbatohet për drejtuesit e automjeteve që përdorin telefonin pa handsfree ose të kufjeve me bluetooth. Me këtë propozim të ligjit, qeveria kërkon ndalimin e përdorimit të telefonëve në biçikleta.

“Përdorimi i celularit është po aq i rrezikshëm gjatë drejtimit të biçikletës sa te të gjitha llojet e tjera të mjeteve të transportit’’, njoftoi ministrja holandeze e Infrastrukturës, Cora van Nieuwenhuizen.